A është Shkenca në luftë me Fenë?

0
70
Nnga Josh McDowell
“Shkenca ka qenë në luftë me fenë për shekuj të tërë”, këtë duan Ateistët që ju të mendoni.
Megjithëse ky është një besim shumë i përhapur, është thjesht përrallë se feja ka penguar përparimin e shkencës.
Është në të vërtetë botëkuptimi i krishterë – me këmbënguljen e tij në rregullsinë e universit, me theksin e tij në arsyen njerëzore, dhe me mësimet se Perëndia përlëvdohet kur ne e kuptojmë krijimin e Tij—që hodhi themelet e revolucionit modern shkencor.
Në librin Shkenca dhe Bota Moderne , matematikani dhe lozo Alfred North Uajt-Hed konkludon se shkenca moderne u zhvillua kryesisht nga “këmbëngulja mesjetare në arsyeshmërinë e Perëndisë. . .”
Shkenca moderne nuk u zhvillua në vakuum, por nga forca që u vunë në lëvizje më së shumti nga krishtërimi. Nuk është për t’u habitur që shumica e shkencëtarëve të hershëm ishin teistë, duke përfshirë këtu pionierë si :
Robert Bojl (1627–91),
Isak Njuton (1642–1727)
Blez Paskal (1623–62),
Johanes Kepler (1571–1630),
Lui Pastër (1822–95),
Frensis Bejkon (1561–1626).
Për shumë prej tyre, besimi në Perëndinë ishte motivi i parë për hetimin e botës natyrore. Bejkoni besonte se bota natyrore ishte plot me mistere që Perëndia donte që ne t’i eksploronim.
Kepleri e përshkroi kështu motivimin e tij për shkencën:

“Qëllimi kryesor i gjithë hetimeve të botës së jashtme duhet të jetë për të zbuluar rregullin e arsyeshëm që është imponuar mbi të nga Perëndia, dhe që na është zbuluar ne në gjuhën e matematikës.”

Marrë nga libri “Zot, gënjeshtar apo i çmendur”