A do të dënohen ata që s’kanë degjuar për Krishtin?

0
37

Unë kam lindur në kohën e komunizmit. Unë kam lindur në një familje me traditë myslimane. Dhe deri në moshën 22 vjeçare, njëzet e dy vjet mund t’u duket pak atyre që janë 50, por 22 vjet është goxha, një jetë e tërë. Dhe kur unë dëgjova për këtë pikpamje të krishterë që vetëm me anë të Jezusit mund të shpëtohesh, kisha të njëjtën pyetje për veten time. Po si ka mundësi? Nëse kjo është e vërtetë, nëse kjo është e vërtetë, po sikur komunizmi mos të kishte rënë dhe këta amerikanët që erdhën nuk do kishin ardhur dhe unë s’do ta kisha dëgjuar! Unë do shkoja në Ferr? Kjo duket…duket absurde! Duket arrogante. Unë e kam përjetuar personalisht këtë pyetje, nuk është teorike fare. Por pastaj kam kuptuar që Perëndia nuk i dënon njerëzit në Ferr për shkak të asaj që nuk dinë, i dënon për shkak të asaj që ata dinë. Më kupton? Perëndia, njerëzit shkojnë në Ferr për shkak se janë mëkatarë, nuk shkojnë në Ferr sepse nuk kanë dëgjuar për Jezusin, apo nuk kanë pranuar Jezusin. Shkojnë në Ferr për shkak se janë mëkatarë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që të gjithë njerëzit, qysh nga koha e Adamit, kanë lindur me tendencën e natyrshme për t’i thënë Perëndisë ‘Mos më çaj kaptinën!’. Domethënë, indiferenca dhe rebelimi kundër Perëndisë është ajo që Bibla e quan mëkat. Unë isha djalë i mirë. Unë isha djalë i respektueshëm, djalë i mirë, i dashur.

Por unë isha indiferent dhe rebelues ndaj Perëndisë nga përkufizimi, nga përkufizimi sepse unë as doja me ia dit, nuk e kisha Perëndinë mbretin e jetës sime. Dhe ky është mëkati që sjell vdekjen. Kurse shpëtimi, Jezusi, është si me thënë një e mirë e pamerituar. Nuk është një e drejtë që ti ke. Pra ti nuk ke një të drejtë ‘Unë duhet të di për Jezusin!’, ose ‘Unë duhet të kem Jezusin këtu afër!’. ‘Nuk mund të më çosh  në Ferr mua nëse nuk më ke sjellë Jezusin edhe në qoftë se nuk më ke bërë të kem Jezusin!’ Ai s’ka për detyrë fare. Ai mund të mos ta kishte sjellë fare Jezusin ore, dhe jeta do kishte qenë thjesht materniteti deri në varreza. Dhe varrezat pastaj, kur të shkonim atje do shifnim, obobo si qenka! Qenka përjetësisht larg Perëndisë! Pra, nuk është padrejtësi, kjo është e para që duhet thënë. Perëndia nuk bën padrejtësi duke i lënë njerëzit të shkojnë në Ferr. Pikë. Jezusi, është një gjë e mahnitshme. Jezusi është një gjë e re. Jezusi është një gjë e paimagjinueshme. Jezusi është një dhuratë e papritshme, e pabesueshme. Është një gjë krejt e pamerituar. Është një realitet krejt i ndryshëm. Është një dashuri plotësisht e pameritueshme nga askush. Më kupton? Pra,  Jezusi, njohja e tij, është një dhuratë. Nuk ta ka për borxh askush dhuratën. Ky është interpretimi që ndihmon për të shpjeguar pastaj atë që deshe si konkluzion.

-Ka një kuptim të mëkatit në Bibël që e kemi nga Adami edhe pak a shumë është nëse e zëmë realitetin, është zhvendosje nga një tavolinë me Perëndinë, në një tavolinë pa Perëndinë. Edhe të gjithë kanë lindur tek tavolina pa Perëndinë. Të gjithë kanë lindur andej dhe na duhet një zhvendosje që ndodh me ardhjen e Jezusit tek tavolina ku kemi lindur. Dhe në këtë kuptim është hiri i Perëndisë që Jezusi vjen në tavolinën tonë, por nuk është padrejtësi të jemi tek ajo tavolinë përjetësisht pa Perëndinë. Pra, nuk kemi të bëjmë me padrejtësi. Kemi të bëjmë me një manifestim të Perëndisë, të dashurisë së Tij kur vjen nga froni i vet në pikën tonë, në pikën ku kemi rënë. Edhe nuk jemi fajtorë se jemi në tavolinë, por jemi në tavolinë, nuk po themi s’jemi. Nuk po themi s’jemi mëkatarë meqë s’jemi fajtorë. Nuk mund të thonë…edhe ne shkojmë në Ferr, sepse jemi mëkatarë. A jemi fajtorë, s’jemi fajtorë sepse …unë kam studiu drejtësi, po, kur flasim për fajtor edhe për mëkatarë, nuk është fiks e njëjta gjë, nëse i qëndrojmë deklaratës që e kemi thënë që në fillim. Që paga e mëkatit është vdekja. Nëse vdes thjesht kemi vërtetuar që ka qenë mëkatar. Pra, nëse një fëmijë vdes është prova se ka qenë mëkatar. Nëse s’ka qenë mëkatar s’do të ketë vdekur. Tani, prandaj thashë ka një diferencë midis të qenit mëkatar dhe të qenit fajtor për të qenit mëkatar.