Kur duhet t’i thotë i Krishteri STOP autoritet qeveritar?

0
30

-Unë do doja të thoshim edhe një herë për hatër të shikuesve, që do të donin një përgjigje konkrete së ‘në cilat raste do duhet të dalloja unë’-do pyeste dikush-‘që këtu është kufiri’, e thamë në disa prej tyre, por a mund të listonim disa momente ku pushteti politik, nëse do të kërkonte këtë gjë, besimtari do të ishte i justifikuar që të mos e zbatonte. Liria për të predikuar apo për të adhuruar, do të ishte një. A mund të evidentoni ndonjë gjë tjetër në këtë listë?

-Për fëmijët për shembull. Nëse qeveria më thotë mua ‘Fëmijët e tu nuk janë të tutë, por janë të qeverisë’ për shembull, unë do të gjeja forma për të rebeluar. Domethënë fëmijët e vegjël, jo kur kanë vullnetin e lirë dhe mund të shkojnë ku të duan, por fëmijët që më ka dhënë Perëndia mua, unë do të luftoja, jo me armë, por do të luftoja në mënyra ligjore, do të ndërtoja një organizatë që quhet ‘Pro Familja’, që të na ndihmonte se si ta mbrojmë familjen, për shembull. Për të qenë kundër ndërhyrjes në ato të drejta që ka individi për rritjen e fëmijëve të tyre. Ose, në lidhje me vdekjen, me jetën dhe me vdekjen. Për shembull, nëse do ishte përcaktimi i vdekjes së disave meqënëse janë me të meta mendore, për shembull, ne do ishim kundër, do rebeloheshim, do t’i mbronim njerëzit që janë me të meta mendore, apo që kanë probleme të tjera, ne do të bëheshim streha e tyre duke e kundërshtuar qeverinë, siç bënë qytetarët e kohës së Luftës së Dytë Botërore që i mbrojtën hebrenjtë kundër pushteti gjakatar. Pra, do të ishin gjëra të tilla që do të bënim.

Për ta parë nga një këndvështrim tjetër dhe unë do thosha këtë gjë, që ne nuk mundet sot të krijojmë një listë, të shterojmë një listë gjërash se kur ne kundërshtojmë. Ajo që do të thosha është që mjafton të kuptojmë natyrën e autoritetit. Pra, natyrën e shtetit dhe të autoritetit shtetëror. Është aty për të nxitur të mirën, për të shpërblyer qytetarin që bën mirë dhe për të ndëshkuar qytetarin që bën keq. Në momentin që kjo kthehet nga krahu tjetër, që ndëshkon qytetarin që bën mirë, që ndëshkon qytetarin për shkak të mendimeve të tij, që ndëshkon qytetarin për shkak të të bukurës që po krijon, që ndëshkon qytetarin për shkak të lirisë që do të sjellë në komunitetin e tij dhe shpërblen të ligun që vjedh, të ligun që vret. Atëhere do të thotë që ky autoritet është duke u përdorur jashtëzakonisht keq. Por a është në dorën tonë?

Unë prapë do shkoj në kristologji. Pra, po të shkojmë të shikojmë Krishtin, besimtarët kuptojnë modelin e jetës së tyre. Çfarë marrëdhënie kishte me pushtetin Krishti? E para fare, vullneti i Atit për të. “Unë nuk them gjë që nuk e thotë Ati, unë nuk bëj gjë që nuk…” pra bashkësia e tyre dhe prioriteti i vullnetit të Perëndisë në jetën e tij si njeri në atë moment ishte, pra ai nuk mund të bënte ndonjë mrekulli për shkak se s’ishte vullneti i Atit. Pra, ai nuk mund të bënte mirë për shkak se nuk ishte vullneti i Atit. Nuk nxiton të bëjë një nga gjërat.  -Ose për t’i shpëtuar kryqit.

-Etj. E dyta, një element jashtëzakonisht i rëndësishëm i marrëdhënies së Krishtit me pushtetin është që nuk u josh kurrë nga disa karakteristika që shoqërojnë pushtetin. Statusi. Privilegji. Ajo që Krishti bëri është në mënyrë të vullnetshme dhe në mënyrë të dukshme ato nuk i mori. Pra, te Filipianët, Apostulli Pal do na tregojë, do na japë atë teorinë e famshme të Kenosis, të boshatisjes. Pra thotë: ‘Erdhi në formë njeriu’ – thotë… -Zbrazi veten. -‘Zbrazi veten’ -thotë. ‘Zbrazi veten si skllav’- thotë – ‘vdiq edhe në kryq’. Pra ideja është që nuk pranoi të shoqërohej me privilegjin, statusin që të jep pushteti. Sepse është një gjë që unë them, për ne ungjillorët kjo pjesa është jashtëzakonisht e rëndësishme, sidomos për drejtuesit.

Një karakteristikë tjetër e tij është që e përdori pushtetin për të mbrojtur të dobëtin. Dhe kjo është një gjë që ndoshta, unë nuk e di, mos na ndodhtë kurrë, po në momentin që ne vihemi në provën që dikush është duke cënuar të dobëtit që janë në strehën tonë dhe nën krahët tanë dhe përgjegjësinë tonë, unë nuk e di, por do legjitimoja edhe pjesën e ..ti do të duhet të përdorësh edhe mjet siç mund të jetë forca, për të mbrojtuar ata të cilët janë të dobët, që janë nën autoritetin tënd.

Pra, janë këto veti që besimtari do duhet t’i shikojë mirë në jetën e Krishtit dhe të thotë: ‘Ok, kjo do dua unë të ishte marrëdhënia ime me pushtetin’. Dhe në momentin tjetër është që, nëse një pushtet tjetër fillon dhe të dhunojë jetën time, fillon të sjellë, domethënë të përkeqësojë jetën time dhe të atyre që kam përreth, atëhere unë do të duhet të mendoj këtë marrëdhënie që unë kam me këtë lloj pushteti, çfarëdolloj qoftë ai pushtet. Pushtet në martesë, pushtet në bashkësi, në kishë, në biznes, në media, në treg.