Kur duhet t’i bindemi më shumë Perëndisë sesa qeverisë?

0
19

Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë, besoj unë, me një pushtet anti-kishë, apo anti-fetar. Nuk besoj se kemi të bëjmë me një situatë të tillë sepse kjo do të ishte tjetër situatë për mbledhjen tonë pastaj dhe për të drejtën tonë për t’u mbledhur dhe për të adhuruar. Nëse do ishte e tillë, do diskutonim për rastin kur është e drejtë t’i bindesh dhe kur nuk është e drejtë t’i bindesh pushtetit. Në rastin tonë, është e drejtë t’i bindemi pushtetit, sepse nuk është me qëllim kundër kishës, është me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, për një kohë të kufizuar, dhe ne e mirëkuptojmë dhe ne e kemi pranuar sikur ta kishim marrë edhe ne këtë vendim. Dhe kjo nuk anullon të mbledhurit tonë së bashku, as nuk e kategorizon këtë si një gjë të jashtëligjshme, është më tepër një periudhë e veçantë, e jashtëzakonshme, dhe prandaj justifikohet. Por nëse ti do që ta diskutojmë sikur ky të ishte një vendim anti-kishë, atëhere ne do thonim ‘do t’i bindemi ligjit të Perëndisë’, ne do të detyroheshim që të mblidheshim në mënyrë sekrete, sepse ne nuk duam të ballafaqohemi, apo të luftojmë herën e parë, ne duam të bëjmë punën tonë, ne duam të mblidhemi me vëllezërit dhe motrat, por do të ishte në mënyrë indirekte një revoltë, ose një…si mund ta themi ne nje mosbindje civile, ndaj një pushteti të padrejtë. -Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një gjë të tillë.

-Pra, ju po thoni është vetëm çështja e kohës..e shtrirjes në kohë, ose po të ishte permanente ju do thoni është problem, por meqë është e përkohshme nuk është problem.

-Po. Dhe është e mirëkuptuar, domethënë nuk është për shembull, po të ishim nën pushtetin romak të periudhës së Neronit, kur ai u ndez përkundër kishtërimit dhe ndaloi ekzistencën e tyre për të funksionuar, madje pas kësaj u bë sikur vetëm që të ishe i krishterë, ti ishe anti-shtetëror, në atë rast ne do të duhej të mendonim se ‘Zot, çfarë dëshiron ti të bëjmë?’. Kemi rastin e dishepujve të Jezusit, apostujve, që u ndaluan nga pushteti i kohës për të predikuar emrin e tij dhe dimë tek Veprat e Apostujve, kapitulli 2, ata u mblodhën dhe thanë: “Zot, çfarë janë këta njerëz që duan të na ndalojnë ne.. domethënë ti e shikon këtë punë, së pari na jep ne guxim që të mos i nënshtrohemi një pushteti të padrejtë dhe së dyti merru me ta.” Kupton? Hape rrugën! Dhe nuk kemi ardhur akoma në një revoltë apo në një..si i themi ne…protestë civile që do të kishte format e veta pastaj, nëse do të kishim të bënim me cënim të të drejtave. Por përsëri po e theksoj, nuk kemi të bëjmë me një gjë të tillë në këtë rast.