Treni i jetës

0
145

 

Nga Nikolin Dodaj

-Askush nuk u pyet për të ardhur në këtë botë. Pra, ne nuk e mbajmë mend si vijmë në këtë botë. Shohim fëmijët se si vijnë dhe e shohim se ata vijnë pa i pyetur kush dhe pa ditur gjë. Kjo botë në fakt i ngjan një treni që po ecën me shpejtësi nëpër natë, po shkon diku, por askush nuk e di me siguri ku. Pasagjerët e tij, që zgjohen një cast në mes të natës, nuk e mbajnë mend si kanë hipur dhe për ku janë nisur. Por, pas njëfarë kohe fillojnë e bëjnë pyetje të tilla, si: Ku është restoranti? Ku është banjoja? A ka ndonjë kabinë që është më e mirë se imja, sepse këtu jam pak ngushtë? Gjithashtu bëjnë edhe pyetjet të tilla, si: Ku po shkon ky tren? Kush na vuri në këtë tren? Përse jemi në këtë tren? Përgjigja e llojit të dytë të pyetjeve përbën atë që quhet metanarrativa, pra, tregimi i madh. Tregim i madh është cdo lloj tregimi që përpiqet t’u japë përgjigje këtyre lloj pyetjesh. Zakonisht fetë dhe filozofitë u japin përgjigje këtyre pyetjeve. Ka disa fe dhe filozofi që thonë se këto pyetje nuk ekzistojnë dhe nuk pranojnë të japin përgjigje direkte, por përmes heshtjes. Ato kanë metanarrativën e tyre. Në fakt të gjithë ne kemi metanarrativën tonë. Ne mund të kemi një metanarrativë, të cilën nuk e kemi mendur aq mirë; më shumë e kemi marrë ashtu, pa e ditur dhe pa e analizuar. Por historitë që na kanë treguar përvojat që kemi patur, kanë filluar t’u japin përgjigje pyetjeve të mëdha. Kjo është metanarrativa jonë. Një skicë e metanarrativës së Biblës është kjo: Ne jemi krijuar nga Perëndia për të patur një marrëdhënie me Perëndinë. Por, përmes mosbindjes së Adamit, u bëmë mëkatarë. Humbëm madhështinë që na dha Perëndia. Paga për këtë mëkat është ndarja e përjetshme Perëndia, vdekja shpirtërore – ferri. Por Perëndia, duke patur mëshrë dërgon Jezusin që të bëjë pagesën për shpëtimin tonë. Ashtu siç u shtri në të gjithë njerëzit dënimi për një shkelje të vetme, ashtu edhe me një akt të vetëm drejtësie, hiri u shtri mbi të gjithë njerëzit, për shfajësimin e jetës. Nëse besojmë, do të jemi të shpëtuar. Pjesa e fundit e metanarrativës është që Jezusi do të kthehet ose, për të qëndruar me alegorinë e trenit që përdorëm më lart, në stacionin e fundit do të jetë duke na pritur Jezusi. Siç thamë më sipër, ka shumë metanarrativa. Të shumtë janë njerëzit që kanë ide të ndryshme se ku po shkon ky tren. Atëherë, si do të zgjedhim se cilën metanarrativë të besojme? Të bëjmë një test që ka tre përbërës: logos (fjala), pathos (emocioni), ethos (identiteti). Së pari, duhet të shohim se sa logjik është ky tregim në lidhje me të dhënat që kemi Pra, sa më shumë përfshihen dhe interpretohen drejt në tregimin e madh të dhënat që shohim, aq më e logjikshme është metanarrativa. Nëse një metanarrativë na thotë se gratë nuk janë njësoj të zgjuara dhe të besueshme me burrat, përoja na tregon se kjo nuk është e vërtetë, prandaj kjo metanarrativë ka boshllëqe në llogjikën e saj. Së dyti, duhet të studiojmë ata që e tregojnë këtë tregim. A kishin ata në fillim përfitime? Jezusi në fakt vdiq duke thënë se kishte ardhur nga Perëndia dhe ishte Mesia. Ai nuk përfitoi ndonjë gjë përveç vdekjes. Por Perëndia, duke patur mëshirë dërgon Jezusin që të bëjë pagesën për shpëtimin tonë. Ashtu siç u shtri në të gjithë njerëzit dënimi për një shkelje të vetme, ashtu edhe me një akt të vetëm drejtësie, hiri u shtri mbi të gjithë njerëzit, për shfajësimin e jetës. Nëse besojmë, do të jemi të shpëtuar. Ndjekësit e tij vdiqën të gjithë, sepse nuk pushuan së thëni se Jezusi vdiq dhe u ringjall. Së treti, duhet marrë në konsideratë se kush po e tregon metanarrativën. Që të besosh se dikush e di se ku po shkon ky tren, të duhet të dish se kush është tregimtari. Ti do t’i besoje më lehtë dikujt që mund të zbresë dhe të hipë në tren dhe jo atyre që kanë ardhur si ti e që, nëse zbresin nga treni, nuk mund të kthehen më. Nga të gjithë ata që kanë jetuar në histori është një njeri që erdhi në mënyrë të ndryshme përmes lindjes nga virgjëresha. Zbriti nga treni përmes vdekjes dhe erdhi përsëri përmes ringjalljes. Ky është Jezusi. Ai është më i besueshëm, sepse e di se ku po shkon ky tren. Të gjithë të tjerët që tregojnë metanarrativën, vijne si gjithë të tjerët dhe largohen si gjithë të tjerët. Ne do të besojmë një metanarrativë, por ai që ka logosin, pathosin dhe ethosin më të fortë, është ai që duhet zgjedhur.