Po, ti mundesh!

0
133

 

Nga Agustin Prenga

-Sipas revistës “Psikologjia Sot”, deri në kohën kur një fëmijë arrin moshën 18 vjeç, konceptin e “JO, Ti NUK mundesh” e ka te përforcuar 187.000 herë, ndërsa koncepti “Po, Ti mundesh!” është përforcuar vetëm rreth 25 – 30 herë.

Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia. Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht. Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua. Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij. Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënës sime. Jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë. Sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tend ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende. Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre! Psalmi 139 BIBLA.

Hej kjo është fantastike.

Për një cast të 187.000 herët që njerëzit mund të thonë: “TI NUK MUNDESH” apo “TI NUK VLEN” shumëzohen me zero. Sepse Ti ke patur vlerë që përpara se të vije në këtë botë. Ti je krijuar në mënyrë unike, nga dashuria, dhe s`ka asnjë të dytë në botësi TI.

Po, ti mund të kesh një jetë plot JETË. Ndërsa lexon këto fjalë që të thotë  krijuesi yt, ti me plot zemrën, mendjen dhe forcën tënde mund të thuash: “PO, unë mundem të jetoj një jetë fitimtare”. Edhe sikur gjithë bota të jetë kundër, ti ke fitore me Krijuesin. A nuk ja vlen të fillosh sot të lexosh Fjalën e tij?