Perëndia vs Mamoni!

0
38

Kur Jezusi thotë mund ti shërbeni ose parasë ose Perëndisë, Ai po thotë që: “Mënyra se si e organizon jetën tënde. Hierarkia e vlerave të tua. Kush është i pari në jetën tënde? Kush është ai që ti i dorëzon shpirtin tënd? Ti e tregon këtë në mënyrën se si e jeton jetën tënde. Sa i rëndësishëm është Perëndia për ty dhe sa e rëndësishmë është paraja për ty? Si tregohet kjo? Kjo tregohet në mënyrën se si jeton, në vlerat që ke. Cilat janë vlerat? Gjërat që janë të rëndësishme për ty në mënyrën se si i trajton të tjerët, në mënyrën se si reagon ndaj njerëzve në nevojë se fatmirësisht, është e cuditshme që të them fatmirësisht, kudo në botë ka të varfër.” Kështu që nuk mund të ketë një njeri të pasur që nuk e ka mundesinë të përballet me varfërinë, dhe kur përballesh me varfërinë aty tregohet se kush është Zoti yt. Është Zoti yt paraja dhe siguria apo është Zoti yt Perëndia që e ka krijuar të barabartë me ty atë person dhe ka nevojë për ty? Pra prioritetet e zemrës, kush është mbreti i jetës tënde, është ajo që është e rëndësishme dhe Jezusi i tha atij djaloshi të pasur që nëse do të ndiqte Jezusin të shiste pasurinë dhe të vinte pas tij. Ai tregoi që Jezusi nuk ishte aq i rëndësishëm për të sa ishte siguria e tij, sa ishte iluzioni në fakt që paraja ishte baza e jetës së tij, baza e sigurisë së tij, e dinjitetit të tij; sepse arsyeja pse njerëzit duan paranë është për shkak se duan veten e tyre, duan reputacionin e tyre, duan respektin nga të tjerët dhe ata mendojnë se paraja jua jep. Kurse, ai që, Jezusi thotë, e  kërkon jetën e tij ose e synon jetën e tij, në këtë kuptim, ai do ta humbasë sepse kjo është ekzaktësisht jeta e larguar nga Perëndia; por ai që është gati ta humbasë jetën e tij, pra gati ta shesë gjithë pasurinë, gati mos ta llogarisë pasurinë si asgjë përpara vlerës së lidhjes me mbretin e universit, lidhjes personale me të, faljes së mëkateve prej Tij dhe lidhjen personale me Perëndinë. Ai që e kupton këtë dhe përsëri zgjedh paranë është i pakuptueshëm, por prioriteti i zemrës është ajo që theksohet në dallimin e parasë dhe Perëndisë.