Perëndia është Shpirt.

0
2

 

 

Te krishterët besojnë se Perëndia është një qenie jofizike. Kur Jezusi pohoi se Perëndia është Fryme, Ai përdori fjalën greke ‘pneuma’, që i referohet një agjenti jomaterial, jotrupor, një mendje personale e padukshme. 

Ky koncept per Perëndisë mbeshtetet edhe nga Teologjia e Qenies Perfekte. Pikënisja për këtë lloj arsyetimi është sepse Perëndia, sipas përkufizimit, është qenia më madhe që mund të konceptohet. Si i tillë, Ai ka vetitë që e bëjnë atë madhështor. 

Për shembull, marrim njohurinë. Është e qartë se një qenie që i di të gjitha të vërtetat është më e madhe sesa një qenie që di vetëm disa të vërteta. Prandaj, një qenie e përsosur, Perëndia, duhet të jetë i gjithëdijshëm. Por cfarë ka të bëjë gjithëdijshmëria e Zotit me faktin që ai është jofizik? Një objekt fizik si truri do të duhej të ishte i pafundëm në madhësi dhe kompleksitet për të qenë vendodhja e njohjes së pafundme. Dhe qartazi nuk ka objekte materiale që i përputhen këtij përshkrimi. Prandaj, nëse Perëndia është i gjithëdijshëm, atëherë ai duhet të jetë jofizik. 

 Gjithashtu mund të shikojmë fuqinë e Perëndisë. Një qenie që është e plotfuqishme është më e madhe se një qenie me fuqi të kufizuara. Pra, një qenie e përsosur duhet të jetë e plotfuqishme. Mirëpo, që një qenie fizike të jetë e plotfuqishme, duhet të ketë madhësi dhe energji të pafundme. Dhe është faktike që  nuk ka objekte materiale të tilla. Prandaj, nëse Perëndia është i plotfuqishëm, atëherë Ai duhet të jetë jo-fizik.

Përveç arsyeve teologjike, kemi edhe argumente filozofike dhe shkencore për ekzistencën e një Krijuesi jo-fizik të universit. Për shembull, Argumenti Kozmologjik i Kalamit propozon se çdo gjë që fillon të ekzistojë ka nevojë për një shkak. Meqenëse universi e ka patur një fillim, ka nevojë për një shkak, një shkak që është përtej universit, përtej fizikes, hapësirës dhe kohës. Krijuesi i të gjithë materies dhe energjisë nuk mund të jetë vetë i përbërë nga materia dhe energjia. Prandaj, Krijuesi duhet të jetë jo-fizik. 

Një tjetër argument, Argumenti i Mirësikronizimt, thekson se ligjet natyrore të  cilat qeverisin botën materiale përmbajnë konstante dhe sasi themelore. Këto numra janë jashtëzakonisht të mirësikronizuar për jetë inteligjente. Nëse ndonjë prej këtyre numrave do të ndryshonte qoftë edhe me një sasi tepër të vogël, nuk do të kishte yje, as planetë, as kimi dhe as jetë inteligjente. Kushdo që ka mirësikronizuar universin nuk mund të jetë vetë subjekt i këtyre numrave, pasi ai është ai që i ka përcaktuar ato më së pari. Pra, duket që kushdo që është pas gjithckaje nuk është pjesë e universit material të mirësikronizuar përfundimtar . Mirësikronizuesi është jo-fizik. 

Argumenti i tretë ndërtohet mbi faktin që matematika është shumë e mirë në përshkrimin e botës materiale. Në fakt, është në mënyrë të pabesueshme e mirë. Kjo është po aq surprizuese sa edhe e papritur. Nuk ka arsye të mendohet se është e domosdoshme për matematikën dhe fizikën të bashkëpunojnë kaq mjeshtërisht bashkë. Por ato bashkëpunojnë. Kjo zbatueshmëri e habitshme e matematikës nënkupton ekzistencën e një mendje të përtejsojetshme që e krijoi botën fizike me një skicë matematikore. 

Në fjalët e fizikanit teorik të Çmimit Nobel, Paul Dirac:“Perëndia është një matematikan i një rendi shumë të lartë dhe ai ka përdorur një matematikë të avancuar në ndërtimin e universit.” Mendja që ka krijuar botën fizike nuk mund të jetë vetë fizike. Matematicieni kozmik duhet të jetë jo-fizik. 

Pra, kemi arsye bindëse teologjike, filozofike dhe shkencore për të menduar se Perëndia është Frymë. Por a ka kuptim të besosh në ekzistencën e diçkaje që nuk mund ta shohësh? Siç thotë një ateist, “I padukshmi dhe joekzistenti ngjajnë pothuajse njësoj.” Por edhe ateistët besojnë në ekzistencën e erës, gravitetit, kohës, vrimave të zeza, magnetizmit, grimcave kuantike dhe materies së errët, të cilat janë të gjitha të padukshme.

Ja një kundërshtim më i mirëmenduar: shkenca na e demonstron qartë se çdo gjë përbëhet nga materia dhe energjia. Rrjedhimisht rezulton se mendja pa trup nuk ekziston. Por, natyrisht, shkenca nuk e demonstron dot një gjë të tillë. Ky është një qëndrim filozofik i njohur si materializmi, dhe ka arsye të mira për ta dyshuar atë.

Së pari, siç e kemi parë tashmë, ka argumente të fuqishme për një krijues jo-material të universit. Në qoftë se këto argumente janë të suksesshme, materializmi dështon. Së dyti, nëse materializmi do të ishte i vërtetë, atëherë ti dhe unë nuk do të ishim asgjë më shumë veçse materie e organizuar. Ateisti Richard Dawkins e shpreh këtë këndvështrim mbi natyrën e njeriut në një mënyrë mahnitëse: 

“Në një planet,… molekulat që zakonisht nuk do të krijonin diçka më komplekse sesa një copë guri mblidhen së bashku në copëza materie si madhësia e gurit me nje kompleksitet aq të habitshëm sa janë në gjendje të ecin, fluturojnë, notojnë, flenë, shohin, dëgjojnë, kapin dhe hanë copëzat e tjera frymore të këtij lloji kompleksi—të afta, në disa raste, të mendojnë, ndjejnë dhe të dashurohen me copëza të tjera materie komplekse.”

Por ky kuptim materialist i natyrës njerëzore krijon disa probleme shumë reale. Nëse njerëzit  reduktohen në objekte fizike pa një përbërës jo-material, atëherë bëhet shumë e vështirë të shpjegohen disa fakte bazike rreth natyrës së njeriut. Ja katër shembuj se cfarë dua të them: 

  1. Objektet fizike kanë vlerë vetëm sepse ne ua caktojmë vlerën atyre.Vlera e tyre është e jashtme. Mirëpo, qeniet njerëzore kanë vlerë thjesht për faktin se janë njerëz. Ne kemi vlerë në vetvete pa pasur lidhje me diçka jashtë nesh. Vlera jonë është e brendshme. Ky fakt nuk ka kuptim nëse qeniet njerëzore janë thjesht objekte fizike.
  2. Objektet fizike nuk kanë perspektivë në vetën e parë. Ato nuk janë të vetëdijshme, dhe nuk kanë një pikëpamje subjektive që mund të shprehet duke përdorur termin ‘unë’.Në dallim, qeniet njerëzore kanë një perspektivë në vetën e parë. Unë e njoh veten si vetvete, dhe mund ta shpreh këtë vetëdije duke përdorur termin ‘unë.’ Unë po ulem, unë po mendoj, unë kam uri. Kjo përvojë universale është e vështirë të shpjegohet nëse qeniet njerëzore janë thjesht objekte fizike.
  3. Njerëzit përjetojnë gjendje mendore që janë të qëllimshme. Ne mendojmë për gjëra. Kur mendojmë, besojmë, ose imagjinojmë, jemi duke menduar për diçka, duke besuar për diçka, ose duke imagjinuar për diçka. Ne përjetojmë gjendje mendore të qëllimshme në bazë ditore. Objektet fizike nuk mund ta bëjnë këtë.
  4. Kur ndiheni i lumtur, i trishtuar ose i frikësuar, truri juaj është pjesë e qarkut nervor që ju sjellin këto përvoja. Mirëpo, nuk është vetë truri juaj që është i lumtur, i trishtuar ose i frikësuar. Jeni ju. Truri juaj është një organ shumë kompleks që përbën një pjesë të sistemit nervor qendror, por është një objekt fizik me veti fizike. Nuk mund ta reduktojmë lumturinë, trishtimin ose frikën në një gjendje fizike të trurit. Vetja juaj që po përjeton këto ndjenja nuk është një objekt material.

Shpjegimi i këtyre katër fakteve është problematik nëse njerëzit janë thjesht materie e organizuar. Nga ana tjetër, ato bëjnë përsoshmërisht sens nëse njerëzit kanë një komponent jo-fizik. 

Kështu, jo vetëm kemi arsye të mira për të dyshuar që materializmi është i vërtetë, por gjithashtu kemi arsye të mira për të besuar se Perëndia është frymë, një mendje e përtejsojetshme, jo-trupore, jo-materiale. Dhe nëse Perëndia është shpirtëror, jo material, atëherë edhe fokusi ynë në jetë duhet të jetë shpirtëror dhe jo material. 

Prandaj, Jezusi tha, “Mos u shqetësoni për jetën tuaj, çfarë do të hani apo çfarë do të pini, apo për trupin tuaj, çfarë do të vishni. A nuk është jeta më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja? Kërkoni më së pari mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij, dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.'”