Nëse Zoti është i dashur, pse nuk e toleron mëkatin?

0
182

Nga Sean McDowell

Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje sot, sepse na është thënë në një farë mënyrë që ji tolerant ndaj bindjeve të çdo kujt dhe gjëja më keqe është të gjykosh. Ta krahasojmë këtë pyetje rreth Perëndisë me prindërimin.

Po sikur dikush të më thoshte mua si prind: Përse nuk mund të jesh më shumë zemërmirë si një prind dhe të pranosh më shumë mëkate në jetën e fëmijëve të tu?
Unë do ndalesha dhe do thosha: “Mjaft më tani”. Në fakt është e kundërta. Është sepse unë i dua fëmijët e mi, është sepse unë përpiqem të jem një prind i mirë që në ndërgjegjen dhe kujdesin tim për to nuk mundem, që thjesht të anashkaloj mëkatin.

Çdo prind i mirë do ta ndihmojë djalin apo vajzën e tij të shmangë bërjen e gjërave të gabuara. Shiko Biblën, Ligji i Përtërirë, kapitulli 10:12-22. Moisiu thotë se Perëndia ka dhënë Urdhërime të caktuara për popullin e Izraelit që janë për të mirën e tij. Ne jemi krijuar për të qenë në marrëdhënie me Perëndinë dhe në marrëdhënie me njerëzit e tjerë dhe marrëdhëniet tonë ndërpriten shpirtërisht dhe nga ana njerëzore me të tjetrë nëse ne jemi në mëkat.

Nuk mund të vazhdosh në mëkat dhe ta duash me të vërtetë Perëndinë dhe njerëzit e tjerë. Pra miq, është për shkak se Perëndia është kaq zemërmirë që ai nuk mund ta tolerojë mëkatin.

Përktheu dhe Titroi për Unë Besoj: Mirel Meta

Burimi: www.seanmcdowell.org