Ja çfarë e habiti misionarin protestant kur vizitoi Shkodrën në 1872!

0
159

Më 17 qershor të vitit 1872 misionari protestant skocez ALEXANDER THOMSON vizitoi qytetin historik të SHKODRËS. Ja çfarë shkroi Thomson-i në raportin e tij: “ Arritëm këtu [Shkodër] më datën 17, pas 8 ditësh udhëtimi të pandërprerë me tokë e det; nga Sarajeva u nisëm në mëngjesin e datës 10. Të hënën, rreth orës 11 paradite arritëm në Shkodër…Shkodra është një grumbull shtëpish-kala, të mbrojtura shumë dhe ndryshimet që vura re duhet të përshëndeten si një provë e rritjes së ndjenjës së sigurisë dhe si një vlerësim më i madh i komoditetit të qytetërimit. … Bëra një vizitë në shkolla. E meta e madhe rrënjësore e të gjitha këtyre shkollave është se ato përpiqen t’i mësojnë të rinjtë nëpërmjet një gjuhe të panjohur, duke lënë krejt pas dore atë që të gjithë e kuptojnë dhe e flasin: gjuhën shqipe. Kjo duket shumë e qartë për një të huaj… Por duhet të lutemi shumë, që Zoti të hapë një rrugë për të vërtetën e Tij në këtë qytet e në këtë popull”.

Burimi:

Alexander Thomson, “Raport për udhëtimin në Shqipëri”, nga ” Thesaret për gjuhën shqipe të Shoqërisë Biblike (1815-1883)”, Xhevat LLOSHI, Tiranë, 2017.