E vërteta që çdo vajzë duhet ta degjojë

0
93

 

Unë dëgjoj pëshpëritje nëpër korridore dhe pyes veten nëse po flasin për mua. I shoh tek qeshin dhe e di që po më gjykojnë. Unë kurrë nuk kam për të qenë e famshme si të tjerët në shkollë. Kurrë nuk kam për të gjetur vendin tim midis tyre. Kurrë nuk kam për t’i bërë gjërat si duhet. Këtu ka tepër tension. A ka ndonjë gjë që nuk shkon me mua?

Mesazhi i asaj që duhet të bëhem është i fortë dhe i qartë: Ti duhet të marrësh notat më të larta, pikët më të larta, sepse ato do të përcaktojnë vazhdimësinë e jetës tënde! Aftësia jote përcaktohet nga ato që arrin!

Kontrollo peshën tënde! Ti duhet të jesh e dobët. Mos ha më shumë seç duhet sepse rrobat e tua do të tregojnë çdo kile të tepërt. Ata vënë re çdo centimeter të trupit tënd. Ti dëshiron të jesh pa të meta, apo jo?

Ti duhet të jesh mbi vajzat e tjera dhe duhet të jesh joshëse për djemtë. Vish rrobat e duhura te blerë në dyqanet e duhura; përdor tualetin e duhur dhe ata do të të vënë re. Por, në fakt ti je krejt vetëm. Askush nuk interesohet për atë që ti je në të vërtetë. Ti je e pavlerë !

Por, pastaj unë mendoj se si do të ishte bota nëse vajzat nuk do t’ua vinin më veshin mesazheve të tilla dhe do të fillonin të dëgjonin të vërtetën. Po sikur ne ta dinim vlerën tonë të brendshme dhe çfarë do të ndodhte nëse imazhi ynë nuk do të bazohej më vetëm në reflektimin tonë të jashtëm?

Çfarë do të ndodhte nëse ne e ngrejmë veten mbi Status Quo-në ? Unë dua të ndjej që më duan dhe kujdesen për mua. Unë dua të ndjej që vlej për diçka. Gjithçka që shoh dhe dëgjoj më thotë me zë të lartë që nuk kam vlerë. Unë nuk dua ta lëndoj apo humbas akoma më shumë veten time duke u përpjekur të bëhem dikush që nuk jam. E vërteta për vlerën tonë si vajza nuk reflektohet vetëm në pamjen e jashtme.

Çfarë do të ndodhte nëse hedhim poshtë zinxhirët që na lidhin me imazhin tonë të shtrembëruar për veten dhe të kuptojmë identitetin tonë të vërtetë i cili është ndërtuar brenda vetë zemrave tona. E vërteta është që ti je krijuar me një identitet i cili nuk mund të kapet në një fotografi apo të përshkruhet nga një titull. Ai nuk mund të përcaktohet nga asnjë njësi matëse dhe as nga ndonjë status shoqëror.

Ai ndodhet brenda zemrave tona ; ai i mbush mushkëritë tona me jetë. Rrënjët i ka thellë në gëzim, miqësi, guxim dhe dashuri. Ne duhet ta zbulojmë këtë identitet. Ne duhet të gjejmë vlerën tonë të vërtetë. Ne duhet të gjejmë kurajon të ngrihemi mbi gënjeshtrat që na kanë penguar për një kohë shumë të gjatë. Dhe ne mund të arrijmë ta bëjmë këtë! Le të ngrihemi lart!

Përktheu për unebesoj.org: Ana Llakaj

Burimi : www.girlabove.com