Nga Dr. D.A Carson
Ungjilli është Kristologjik. Ai është i përqendruar te Krishti. Ungjilli nuk është teizëm i shpëlarë. As Panteizëm i heshtur dhe i papërcaktuar. Ungjilli është përqendruar te Krishti në mënyrë të pakthyeshme. Thelbi i Ungjillit është artikuluar fuqishëm brenda çdo libri të Dhjatës së Re.
Në Ungjillin sipas Mateut Jezusi është Emanuel, Perëndia me ne. Ai është mbreti nga linja e Davidit, i premtuar shumë kohë më parë, i cili do të sillte mbretërinë e Perëndisë.
Përmes vdekjes dhe ringjalljes së Tij, Ai bëhet monarku ndërmjetësues i cili deklaron që i gjithë autoriteti në qiell dhe mbi tokë është i tij dhe vetëm i tij.
Te Gjoni, vetëm Jezusi është rruga, e vërteta dhe jeta, asnjë nuk vjen te Ati përveçse nëpërmjet Tij.
Dhe në predikimet e regjistruara te Veprat e Apostujve, nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell përmes të cilit duhet të shpëtohemi.
Te Romakëve, Galatasve dhe Efesianëve Jezusi është Adami i fundit, ai për të cilin dhanë dëshmi ligji dhe profetët. I vetmi përmes të cilit realizohet dizajni i vetë Perëndisë, Ai që zbut zemërimin e Perëndisë dhe pajton hebrenjtë dhe johebrenjtë me Atin e tyre qiellor.
Në vizionin madhështor të Zbulesës 4 dhe 5 vetëm Biri është i denjë të marrë dorëshkrimet nga dora e Atit të Tij, të thyejë vulat dhe të bëjë të mundur që të ndodhë gjithçka që ka dashur Zoti, për të bekuar apo për të gjykuar.
Përktheu për unebesoj.org: Ana Llakaj
Burimi: Gospelcoalition.com













