Çfarë do të thotë, ‘Të kënaqesh me aq sa ke’?

0
5
Silhouette of two girl having fun in nature

Ylli : te vërtetën e rëndësishme që paraja ofron një iluzion të një jete të kënaqshme, sepse jeta e kënaqshme nuk është e lidhur me paranë. Jeta e kënaqshme është e lidhur me Perëndinë në fakt. Është një varg në bibël që thotë: “Perëndia jep gëzim pa keqardhje.” Jep, si me thënë … gëzimi që jep Perëndia është pa meraqe, pa pasur merak. Gëzimi që jep paraja, kur e ke paranë, kur e ke bankën, llogarinë tënde plot ose kur ke pasuri është një gëzim që ti je i siguruar ndoshta, por ke meraqe: “Po sikur ta humb? Si po shkon ky biznesi këtej? Si po shkon ky atje?” Më kupton?  Është një kënaqësi e mbushur me shumë brenga, me shumë meraqe. Kurse paqja dhe kënaqësia që jep Perëndia është pa meraqe, më kupton? Në kuptimin që ne nuk e kemi vendosur paqen tonë tek paraja, por tek ai që ka fuqi përtej parasë, dhe kjo do të thotë që, ne e kemi vënë re gjatë kësaj epidemie se sa pak nevojë kemi për shumë prej gjërave që kemi përdorur më përpara. Një bark bukë kemi nevojë, më kupton ?…dhe sa pak mund të harxhosh duke jetuar me thjeshtësi, më kupton ?….dhe shumë shpesh ne mendojmë se kemi nevojë për shumë gjëra të tjera për të cilat nuk kemi nevojë, dhe prandaj është e mundur  që me shumë pak të jesh shumë i  kënaqur, dhe lum ai që e di sekretin e kënaqësisë me ato që ka sepse çdo njeri që ka frym do të thotë që ka hongër buk dje, e kupton ?…edhe do hajë edhe nesër. Perëndia do t’ia sigurojë bukën e përditshme dhe këto nevoja bazë që njeriu ka nevojë sigurohen lehtësisht. Zoti siguron për zogjtë e qiellit dhe nënkuptohet pra është egoizmi dhe është babëzia, është lakmia për para ajo që shkakton padrejtësitë dhe varfëritë njerëzve të tjerë shumë shpesh. Nuk është që njerëzit janë dembelë dhe prandaj janë të varfër, është një kategori jashtëzakonisht e vogël kjo. Zakonisht janë padrejtësi shoqërore, zakonisht janë fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi familjare ato që e bëjnë jetën të vështirë për një periudhë të caktuar kohe për disa, por në përgjithësi jeta njerëzore ka një vazhdimësi që është e mundur të jetosh me paqe dhe me kënaqësi pa pasur miliona, me një fjalë pa e lidhur shpirtin me milionat dhe që kjo është e mundur është e mundur. Pali thotë : “Unë e kam mësuar sekretin si të jem i kënaqur në vështirësi, të jem i kënaqur dhe në varfëri, të jem i kënaqur edhe në gjendje urie , më kupton ?…dhe ky është sekreti që lidhet me një burim të kënaqësisë që nuk varet nga asgjë që mund ta humbasesh siç është pasuria, më pas paraja.