A jam mjaftueshëm i mirë për të shkuar në parajsë?

0
91
V

 

Një pyetje që më bëhet shpesh nga njerëzit është kjo : “A jam unë mjaftueshëm i mirë për të shkuar në parajsë ?”

Dhe megjithëse është tunduese që të jap një përgjijge teologjike, shpesh e kuptoj që nën këtë  fshihet një pyetje shumë personale. “A jam unë mjaftueshëm i mirë ?”  “A i plotësoj standartet e Zotit për të arritur jetën e përjetshme?”

Mendoj se realiteti apo përgjigja është “Jo!” Mund të tingëllojë shokuese, por Bibla tek Romakët 3:23 thotë : “Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe kanë rënë nga lavdia e Perëndisë”.

Nëse e shikon fjalën “të gjithë” në greqishten e vjetër, e di çfarë do të thotë kjo, do të thotë “të gjithë pa përjashtim”. Nuk ka shpëtim.

Realiteti është që çdo person që ka jetuar ndonjëherë, ka mëkatuar dhe ka rënë nga lavdia e Perëndisë.

Nëse thua : “Jo unë!”, atëherë ti thjesht nuk ke reflekuar mjaft mbi zemrën dhe jetën tënde që ta vësh re këtë.

Kështu që, nëse po e bazon pyetjen :“A jam mjaftueshëm i mirë për të shkuar në parajsë?” në jetën tënde, ti nuk do ia dalësh. Nuk do të kesh kurrë siguri.

Dhe ky është realiteti në fetë e tjera që janë të bazuara tek veprat si psh: Mormonizmi ose Islami. Ti asnjëherë nuk mund të jesh i sigurtë ose të kesh një nivel të lartë konfidence që do të shkosh në parajsë. Sepse si mund ta dish që ke plotësuar mjaft urdhëresa, si mund ta dish?

Përkundrazi në Bibël tek 1 Gjoni 5:13 thuhet “Ne e dimë që e kemi jetën e përjetshme”.

Ne e dimë që e kemi jetën e përjetshme. Pse ?

Sepse si të krishterë, konfindenca jonë  nuk bazohet tek mirësia jonë, por konfidenca jonë është në Jezu Krishtin, i cili është përsosshmërisht i mirë.

Kështu që, kur bëjmë pyetjen : “A jam mjaftueshëm i mirë ?” do të na krijojë një paralizë mendore, do jemi të shqetësuar, lloj lloj sorrollatjesh mendore, si kënetë në mëndjen tonë, por unë do të thoja kthejeni pyetjen nga ana e kundërt. Jo “A jam unë mjaft i mirë?”, por “A po besoj në Atë që është mjaft i mirë?”

Sepse Jezusi ishte mrekullibërësi i pamëkatë i lindur nga e virgjëra, Biri i Perëndisë.

Nëse ti e vendos besimin tënd tek Ai, pastaj ti bëhesh mjaftueshëm i mirë që të shkosh në parajsë. Jo për shkak të asaj që ti bën, por për shkak të asaj që Jezusi ka bërë për ty.

Burimi: http://seanmcdowell.org