Të jetuarit me gjithë zemër, ndërsa vdekja të qëndron përballë.

0
68

Mësimi më i madh që mund të nxjerrim nga jeta e Stiv Xhobsit, është të jetuarit me gjithë zemër në prag të vdekjes. Në vitin 2005, gjatë fjalimit të tij drejtuar studenteve që po diplomoheshin në Universitetin e Stendfordit, në Kaliforni, Stiv Xhobsi bëri këtë koment rreth vdekjes: “Kur isha 17 vjeç, lexova një citat që pak a shumë thoshte kështu:

Nëse e jeton çdo ditë sikur të ishte dita jote e fundit, një ditë do të kesh të drejtë që ajo do të jetë e fundit.

Më bëri përshtypje dhe, që atëherë, për 33 vjet, çdo mëngjes e kam parë veten time në pasqyrë dhe e kam pyetur veten: Mos është sot dita ime e fundit? A do të doja të bëja atë që kam planifikuar për sot? Dhe kurdo që përgjigjja ime ka qënë jo, për disa ditë rresht, e dija se kisha nevojë të ndryshoja diçka. Mendimi se shumë shpejt do të vdes qe mjeti më i rëndësishëm për të më mbajtur përgjegjës, që të bëja zgjedhje të mëdha në jetën time. Pothuajse çdo gjë, gjithë pritjet e jashtme, gjithë krenaria, gjithë frika ndaj dështimit apo sikletit, të gjitha këto gjëra bien poshtë përpara vdekjes, duke të lënë me të vetmen gjë që është vërtet e rëndësishme. Të paturit parasysh se do të vdesësh është mënyra më e mirë që unë di për të shmangur kurthin e të menduarit se ke diçka për të humbur. Askush nuk do që të vdesë. Madje, edhe njerëzit që duan të shkojnë në parajsë nuk duan të vdesin për të shkuar atje. Megjithatë, vdekja është destinacioni ynë I përbashkët. Vdekja ka shumë mundësi të jetë shpikja e vetme më e mirë e Jetës. Është agjenti ndryshimsjellës i Jetës. Pastron të vjetrën, në mënyrë që t’i hapë rrugë të resë. Koha jote është e kufizuar, prandaj mos e humb duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos lejo që zhurma e mendimeve të të tjerëve të mbysë zërin tënd të brendshëm.Ki kurajon të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde.

Duke dëgjuar këtë gjë, padyshim mund të vijmë në një moment miratimi: “AHAA”. Mbase kjo është një nga arsyet përse shumë adoleshentë ose student ndihen si “dështakë” ose më mirë, le të themi, sikur u ka rënë bota mbi krye. Në një formë apo tjetër, mjedisi ku jemi rritur dhe njerëzit që kemi patur rreth nesh kanë formësuar mënyrën se si e shohim ne jetën. Në të pandërgjegjshmen tone kjo mund të bëhet forca shtytëse për gjithë jetën tonë. Disa herë kam rënë pre edhe vetë e mentalitetit “TI NUK MUNDESH”. Derisa një ditë guxova dhe pyeta: “Hej, po kush është krijuesi im? A jam krijuar unë për një NUK MUNDESH? Në moshën 19- vjeçare zbulova gënjeshtrën me të cilën më rrethonte realiteti. Në dorë më ra dokumenti i krijuesit tim. Në fakt ishte më shumë një si letër dashurie.