Jordan Peterson: Bibla është themeli i kulturës perëndimore

0
47

Peterson: Nëse kategoritë shkrihen me njëra-tjetrën, sidomos ato themeloret, kultura po shkrihet, sepse kultura është një kulturë kategorish, ja çfarë është dhe në fakt kultura është një strukturë kategorish në të cilën marrim pjesë të gjithë kështu që i shohim gjërat në të njëjtën mënyrë, prandaj mund të flasim me njëri-tjetrin. Dua të them, jo plotësisht në të njëjtën mënyrë sepse pastaj nuk do të kishim asnjë gjë për të cilën të flisnim, por e thënë në vija të trasha ne kemi një themel marrëveshjeje. Dhe meqë ra fjala, ky themel është Bibla. Unë bëra një vizitë në muzeun e Biblës në Uashington, dhe ai ishte një muzeum shumë i bukur, shumë shumë i bukur.

Rogan: Pra, ajo që na siguron Bibla është struktura.

Peterson: Po, kjo është ajo që kuptova; unë e kuptova këtë gjatë kësaj jave. Pra ishte shumë interesant, ishe një gjë shumë e bukur të ecje përmes tij sepse është kronologjik. Ata kanë një kat, në të cilin është parashtruar historia e Biblës. Në fakt nuk është plotësisht kjo, në të vërtetë ajo është historia e librit. Tani, në shumë mënyra Bibla është libri i parë. Dua të them, në kuptimin literal, sepse në një pikë ka ekzistuar vetëm një libër, për aq sa i përket kulturës sonë perëndimore ka ekzistuar vetëm një libër dhe për një farë kohe ka ekzistuar, me kuptimin e plotë të fjalës, vetëm një libër dhe ky libër ishte Bibla.

Para se të ekzistonte Bibla ka patur vetëm pergamena, dhe shkrimet mbi papiruse. Por ne po fillonim të grumbullonim së bashku të gjitha tekstet e shkruara dhe u kaluan përmes gjithë atyre llojeve të transformimeve teknologjike, duke i kthyer kështu në libra, të cilët mund t’i blinte gjithkush, në librin të cilin mund ta blinte gjithkush, dhe i pari prej tyre ishte Bibla. Më pas u bënë të gjitha llojet e tjerë të librave që mund t’i blinte gjithkush. Por të gjithë këta libra, në një farë kuptimi, erdhën si rrjedhojë e atij libri themelor dhe ky libër në vetvete nuk është thjesht një libër, ai është një librari, është një koleksion librash.

Pra tani le të mendojmë për marrdhënien që ekziston midis fjalëve. Kështu, disa fjalë varen nga fjalë të tjera. Disa ide varen nga ide të tjera. Sa më shumë ide të varen tek një ide e dhënë, aq më themelore është ajo ide. Ky është përkufizimi i themelores. Imagjinoni tani sikur keni një grumbullim tekstesh në një civilizim, ju pyesni se cilët janë tekstet themelorë dhe përgjigja është që janë tekstet mbi të cilët mbështeten shumica e teksteve të tjerë. Dhe kështu, ju vendosni Shekspirin në vendet e para në anglisht, sepse shumë tekste të tjerë janë mbështetur në zbulimet letrare të Shekspirit.

Edhe Miltoni do të ishte në po atë kategori, edhe Dantesi do të ishte në atë kategori, të paktën në përkthim. Autorët themelorë janë pjesë e kanunit perëndimor jo për shkak të diktimit arbitrar të pushtetit, por sepse këto tekste ndikuan më shumë tekste të tjerë dhe më pas ju e mendoni atë si një hierarki, me Biblën në bazën e saj, që sigurisht është e saktë. Tani imagjinoni që, duke marrë parasysh të gjitha gjërat, ky është i gjithë korpusi i prodhimit gjuhësor. Por nga e kuptoni këtë, në kuptimin e plotë të fjalës, si do ta kuptoni këtë?! Përgjigja është: ju e provoni atë duke lexuar, duke dëgjuar historitë dhe duke dëgjuar njerëzit tek flasin.

Ju e provoni të gjithë këtë fushë, ju ndërtoni një prezantim të thjeshtë të saj brenda jush, dhe më pas ju dëgjoni dhe shihni përmes saj. Dhe kështu, jo vetëm që Bibla është e vërtetë, por ajo është parakushti për manifestimin e së vërtetës, që e bën atë shumë më të vërtetë sesa thjesht të vërtetë. Është një lloj krejt ndryshe i së vërtetës dhe mendoj që ky është realiteti, në fakt nuk mund të jetë në asnjë mënyrë tjetër. Kjo është mënyra e vetme si mund ta zgjidhim problemin e perceptimit.