Pse është më e vështirë për të pasurit të kërkojnë Zotin?

0
33

Të bëhesh i krishterë do të thotë që ke kuptuar vlerën e Perëndisë, ke kuptuar dashurinë e tij për ty dhe para dashurisë së tij asgjë tjetër nuk ka vlerë dhe është e mundur që një njeri të jetë i lidhur me Perëndinë në këtë mënyrë dhe në të njëjtën kohë të jetë i pasur që do të thotë të jetë administrator i suksesshëm i një prodhimi që shumëfishohet . Perëndia ka krijuar që toka të prodhojë dhe gruri, misri i mbjell shumëfishohet 100-fish, 1000-fish, pra nuk ka asnjë kontraditë që të bëhesh i pasur duke qënë i lidhur me Perëndinë. Kurse që të jesh i pasur dhe të shkosh te Perëndia pasi të jesh bërë i pasur, vështirësia është se pasuria  të lidh me veten e saj, ajo copa e letrës, ai dollari jeshil apo euroja  ajo është një cop letër por prapa asaj ekziston një fuqi shpirtërore do thoja unë sepse është një iluzion që kjo copa e letrës më siguron që unë gjej doktorin nëse unë jam sëmurë, kështu që kam një siguri që unë do të jetoj edhe sikur të sëmurem. Unë do të jetoj edhe sikur të kem një vështirësi, më kupton? Nuk kam nevojë për ty sa kam për këtë lekun apo dollarin, dhe një njeri i tillë që është lidhur me paranë në këtë mënyrë, një njeri që është i pasur për shkak se është lidhur me fuqinë e parasë, me fuqinë shpirtërore të parasë, ai e ka më të vështirë sepse i kërkohet që të heqë dorë, i kërkohet që të…ta mohoj atë që është bërë jeta e tij dhe të dorëzohet tek Perëndia që është i padukshëm dhe që e fton për një marrëdhënie personale me të, në këtë kuptim është më e vështirë. Kurse për një të varfër, një të varfër që nuk e ka atë lekun, ai tashmë nuk ka se ku të mbështetet për jetën e tij më kupton? Ai nuk ka se ku të mbështetet, nuk ka asnjë burim, asnjë shpresë tek askush dhe tek asgjë dhe kur i ofrohet atij një dashuri e tillë si ajo e Perëndisë relativisht mund të kuptohet se ai është më i lirë nga këto iluzione, por nuk do të thotë se është e sigurtë se mund të ketë të varfër që e ëndërrojnë paranë dhe janë të lidhur me iluzionin e pasurisë si burim i gëzimit të jetës së tyre. Kështu që nuk domethënë se ata janë domosdoshmërisht të gatshëm për tu bërë besimtar. Pra, relativisht ata që kanë para, ata që janë të pasur relativisht, e zakonshmja është që ia kanë shitur zemrën e tyre fuqisë së padukshme së parasë.

Ata kanë më shumë të ngjarë t’ia kenë shitur zemrën Zotit të parasë, Mamonit dhe prandaj është e vështirë, por me Perëndinë asnjë gjë nuk është e pamundur. Domethënë ai mund të zbulojë bukurin e tij, mund të zbulojë vlerën e tij që është më e madhe se sa perla e cmimit të madh thotë Bibla, apo më e madhe se çdo pasuri, dhe mundet, dhe kemi për shembull rastin e Zakeut që ishte një tagrambledhës dhe që kishte pasuri shumë të madhe, aq të madhe saqë tha, nëse i kam bërë padrejtësi dikujt do ti jap 4-fish dhe gjysmën e pasurisë do t’ia jap të varfërve. Tani ça pasurie paska pas ai që mund të bëjë një të tillë? Atëherë, thotë Jezusi: “Shpëtimi paska hyrë në këtë shtëpi.” –dhe nuk e thotë që të pasurit duhet ti japin pasurinë të varfërve, nuk është kjo ideja. Ideja është që pasuria për ty nuk është më baza e sigurisë tënde. Tani pasuria që ti ke është një mjet që të është dhënë për tu administruar nga Perëndia, dhe ky është kuptimi biblik për pasurinë. Nëse do ta lexojmë te Levetiku, kapitulli 25 e thotë qartë që gjithçka i përket Perëndisë; dhe vetëm një që e kupton që gjithcka që ka, ato para që ka , ato burime që ka, ato pasuri që ka në fakt janë nga Perëndia, atëherë ai është i gatshëm ti mbajë me duar hapura për të bërë vullnetin e Perëndisë, për të bërë prioritetet e tij, për tu kujdesur për ato që Perëndia do të kujdeset.