Rreth Nesh

Mirë se erdhe! Jemi shumë të gëzuar që keni vizituar faqen tonë.

Ne jemi një grup të krishterësh ungjillorë të mbledhur sëbashku me qëllimin kryesor për të dhënë “shpjegime për shpresën” që kemi në Krishtin, siç shprehet apostulli Pjetër te 1 Pjetri 3:15 ose për të dhënë një përgjigje apologjetike.

 

Pse apologjetik?

Apologjetik do të thotë mbrojtje. Kultura në të cilën jetojmë ka pyetje rreth gjithçkaje përfshi këtu edhe besimin. Pyetjet mund të burojnë nga dëshira për të njohur ose nga një frymë për të dyshuar. Sido që të jetë motivi ne jemi të bindur se krishterimi siguron përgjigjet më të mira se çdo botëkuptim i njohur deri tani. Ndërsa përpiqeni të jetoni besimin në një botë gjithnjë në ndryshim, shpresojmë se këto burime do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë se pse besoni atë që besoni dhe t’ju pajisin për një ndikim më të madh.

 

Ju do të gjeni në këtë web përgjigje, nga apologjetë, studiues dhe filozofë të krishterë me shumë eksperiencë, për pyetje të tilla si .

  • A është e besueshme Bibla?
  • A mund të jetë njeriu i sigurt për shpëtimin?
  • A nuk është i shumë i thjeshtë besimi tek Krishti?
  • A do t’i gjykojë Perëndia ata që nuk kanë dëgjuar
  • Si mund të jetë Krishti e vetmja rrugë për te Perëndia?
  • A nuk është krishterimi veçse një patericë psikologjike?
  • A është Jezusi Perëndi apo Bir i Perëndisë?
  • A ka thënë qartë Jezusi në Bibël se Ai ishte Perëndia?
  • Pse ekzistojnë katër UNGJIJ?

Etj.

Gjithashtu do të gjeni pesë argumentet më të artikuluara rreth ekzistenës së Perëndisë:

  • Argumenti Kozmologjik i Kalamit
  • Argumenti Moral
  • Argumenti i Lajbnicit
  • Argumenti Ontologjik,
  • Argumenti i Mirësinkronizimit të Universit

Si dhe shumë artikuj dhe video të tjera.

Ju inkurojmë të kërkoni në ikonën “search” për pyetjen që ju keni.

Shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje. 1 Pjetri 3:15

 

Nga stafi i UneBesoj.org.