Hinduisti dhe shtëpia e milingonave

0
90
young man walking alone
Një indian, anëtar i përkushtuar i sektit Hindu, kishte një kuptim të thellë të respektit për jetën. Ai nuk do të vriste as edhe një mizë. Në fakt as edhe një lopë, apo edhe gjarpër, sepse për shkak të besimit të tij në rimishërim, ai kishte merak se mos vriste ndonjë kushëri që kishte vdekur.

Gjatë një vizite që bëri në Amerikë ai u përball me disa pohime të Krishtit. Mirëpo ai nuk e rrokte dot të vërtetën biblike që Zoti në fakt vizitoi planetin tonë në mish, në personin e Jezu-krishtit. Ai nuk e kuptonte dot sesi apo pse, Krijuesi i madh, Zoti i universit do të bëhej njeri.

Një ditë po shëtiste në një fushë duke medituar mbi këtë ide të re që Jezu Krishti mund të jetë Perëndia. Ndërsa po çuditej sesi mund të ishte e mundur kjo, ai u ndesh me një grumbull milingonash që ecnin rrotull kodrës së dheut që kishin ndërtuar, ashtu siҫ bëjnë milingonat.

Ndërsa ai po i shikonte i mrekulluar këto krijesa te lezetshme, papritur dëgjoi një zhurmë të madhe e të frikshme. Ishte zhurma e një traktori të madh që po plugonte fushën.

Ai vuri re se traktori shpejt do të plugonte aty pranë. Shtëpia e milingonave do të shkatërrohej dhe qindra milingona do të ngordhnin.
I kapur nga ai shqetësimi që do të na kapte dhe ty e mua ndërsa qindra njerëz janë brenda ndërtesës ku ka rënë zjarr, atë e zuri paniku. Ai donte ti lajmëronte milingonat për shkatërrim
in që po vinte.

Po fliste me vete; – si mund ti paralajmëroj? Po të shkruaj në rërë, ata nuk dinë të lexojnë, po të bërtas me të madhe ata nuk dëgjojnë. E vetmja mënyrë sesi ato mund të dëgjojnë është nëse unë bëhem milingonë. Ah sikur të mundja!
Dhe aty menjëherë iu zbulua nga shpirti i Perëndisë! Tani e kuptoi pse Zo
ti, krijues
i i universit, zgjodhi të bëhej një nga ne, duke u mishëruar në personin e Zotit njeri, të  Jezusit të Nazaretit.

Me anë të kësaj experience me shtëpinë e milingonave, drita erdhi në zemrën e këtij njeriu Hindu dhe tani ai i kuptoi fjalët e apostullit Pal në Bibël.:“Edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri e peruli veten…..Filipianet 2:6-7)

Burimi: Bill Bright, Daily Insights.

Përktheu : Danjela Serjani