Si mund të lind Perendia një Bir?

0
12

Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.” Ky është vargu i parë. Pastaj…ecen këtu dhe tregon që ai ishte jeta dhe jeta ishte drita e njerëzve. Vazhdon më gjatë, por tek vargu 14 pastaj thotë: “Dhe Fjala…” pra kjo që ishte në fillim me Perëndinë… “Dhe Fjala u bë mish dhe ndenjti ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit nga Ati, plot hir e të vërtetë.” Pra, kur flasim për Jezusin ne nuk flasim për ngjizje… njerëzore…njerëzore, po nga burri, sepse është te vargu 13. “të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.” Pra nuk flasim…ne flasim për mishërim. Fjala lindur për mua, ka kuptimin ‘të dalësh nga…’. Pra, edhe kur themi ‘lindi dielli’ do të thotë doli. Pra ti ke dalë nga. Vetë lindja tregon që ti ke dalë nga diçka, pra ti ruan të njëjtën (natyrë) natyrë me atë që ke lindur. Ti ke lindur…nga ajo që linde ke të njëjtën natyrë dhe kur ne themi që ka lindur nga Perëndia, në fakt vetë kjo fjalë, lindur, është e ngarkuar teologjikisht që po thotë që ka të njëjtën natyrë me Perëndinë. Ne nuk jemi lindur nga Perëndia.

-Ne jemi birësuar.

-Jemi birësuar, jemi bërë bij. Dhe ky është shpjegimi për të thënë që Perëndia nuk…Jezusi nuk është i krijuar. Është e para, sepse ai ishte i përjetshëm, Perëndia nuk është…bëri seks me Marian, që të vinte në ekzistencë Jezusi. Jezusi u mishërua, pra ajo formë shpirtërore mori mish. Dhe kjo fjala ‘u mishërua’ – u bë mish, kjo është kyçe në si e kuptojmë ne se kush është Jezusi.