Ballina Artikuj Portreti i një djali

Portreti i një djali

0

 

Vite më parë jetonte një njeri shumë i pasur, i cili bashkë me djalin e tij kishin të njëjtin pasion—koleksiononin vepra arti. Së bashku ata udhëtonin anë e mbanë botës, duke i shtuar koleksionit të tyre vetëm thesaret më të çmuara të artit. Burri plak shikonte me admirim djalin e tij të vetëm i cili po bëhej një koleksionist i talentuar. Ndërsa po afrohej dimri, një luftë gllabëroi kombet, dhe djali i ri u largua për t’i shërbyer vendit të tij. Vetëm pas disa javësh, babai mori një telegram. Djali i tij kishte humbur. Koleksionisti I artit me padurim priste lajme të tjera, i frikësuarse nuk do ta shihte djalin e tij përsëri. Ndërsa ditët kalonin, frika e tij u konfirmua. Djali i tij ishte vrarë ndërsa ishte duke transportuar një shok për në infermieri. I mërzitur dhe i vetmuar, burri plak e priti Krishtlindjen me dhimbje dhe trishtim. Në mëngjesin e Krishtlindjes, një e trokitur në derë e zgjoi nga gjumi plakun e gjorë. Ndërsa hapi derën, ai u përshëndet nga një ushtar ku mbante në duar një pako te madhe. Ai e prezantoi veten duke thënë: “Unë isha një mik i djalit tuaj. Unë isha ushtari të cilin djali juaj shpëtoi në momentin që vdiq. A mund të hyj brenda për një moment? Kam diçka për të të treguar.” “Unë jam piktor”, tha ushtari dhe dua të të jap këtë.” Ndërsa burri plak po hapte pakon, ai zbuloi portretin e djalit te tij. Edhe pse bota nuk do ta konsideronte si punën e një gjeniu, piktura paraqiste tipater e fytyrës së djalit në një mënyrë të mrekullueshme. I mbuluar nga emocioni, plaku e falenderoi ushtarin dhe i premtoi atij se do ta vendoste pikturën sipër oxhakut. Portreti i djalit të tij u bë prona më e çmueshme për të, duke zbehur fare interesin për ato piktura për të cilat muzeumet anë e mbanë botës gumëzhonin. Ai u tha komshinjve të tij se ajo pikturë ishte dhurata më e çmuar që kishte marrë ndonjëherë. Në pranverë burri u sëmurë dhe shumë shpejt vdiq. Bota e artit ishte në pritje. Me vdekjen e koleksionistit dhe të djalit të tij, ato piktura do të shiteshin në një ankand. Sipas tastamentit të burrit plak, i gjithë koleksioni i artit do të shitej në ankand në ditën e Krishtlindjes, ditën në të cilën ai kishte marrë dhuratën më të çmuar. Kjo ditë erdhi shpejt, dhe koleksionistë të famshëm nga e gjithë bota u mblodhën së bashku për të bërë të tyren disa nga pikturat më të famshme. Ankandi filloi me pikturën që nuk figuronte në listën veprave të artit të nxjerra për ankand. Ishte piktura e djalit. Dhoma ishte ne qetesi. “Kush e nis ankandin me 1000 dollare?” pyeti drejtuesi i ankandit. Minutat po kalonin. Askush nuk foli. Nga fundi i dhomës u dëgjua një zë, “Kujt i intereson ajo pikturë?. Është thjeshtë portreti i djalit të tij.” Shumë zëra të tjerë u bashkuan në mbështetje. “Jo, duhet të shesim këtë në fillim,” u përgjigj drejtuesi i ankandit.

Një mik i burrit plak foli. “A do ma japësh mua për 10 dollarë? Janë gjithçka që kam. E njihja djalin, do të më pëlqente ta kisha portretin e tij.” “10 dollarë. A ofron dikush më shumë? thërriti drejtuesi i ankandit. Pas një momenti qetësie drejtuesi tha: “U shit!” Ai veshtroi pjesëmarrësit dhe pastaj e deklaroi ankandin të mbyllur. Dikush u ngrit dhe pyeti, “Çfarë do të thuash që ankandi përfundoi? Ne nuk erdhëm këtu për pikturën e djalit të një plaku. Çfarë do të ndodhë me këto piktura? Janë miliona dollarë art këtu?!” Drejtuesi i ankandit u përgjigj: “Është fare e thjeshtë. Sipas vullnetit të Atit, ai që do të merrte Birin, do t’i merrte të gjitha.”

“Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën epërjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.” 1Gjoni 5:11-12

Exit mobile version