
Një grup ish-studentësh nga i njëjti qytet, tashmë me karriera shumë të arrira, u bënë bashkë për të vizituar profesorin e tyre të universitetit. Biseda shpejt u kthye në ankesa mbi stresin në punë dhe në jetë.
Duke iu ofruar kafe miqve të tij, profesori shkoi në kuzhinë dhe u kthye me nje ibrik të madh me kafe dhe me lloje të ndryshme filxhanësh: porcelani, plastikë, kristali, disa të shtrenjtë dhë shumë të këndshëm dhe disa të zakonshëm, të përdorimit të përditshëm—duke iu kërkuar atyre t’i shërbenin vetes me kafetë.
Pasi të gjithë kishin marrë një filxhan kafeje në dorë, profesori tha: “Nëse vutë re, të gjithë filxhanët e bukur dhe të shtrenjtë u zgjodhën duke lënë të papërdorur ata të zakonshmit. Ndërkohë që është normale që të dëshironi e të kërkoni më të bukurën për veten, pikërisht ky është burimi i problemeve”.
“ Filxhani në vetvete nuk ia shton cilësinë kafesë. Shpesh thjesht e bën më të shtrenjtë, madje në disa raste e fsheh atë që po pimë. Ajo që ju të gjithë deshët në të vërtetë ishte kafeja, por me vetëdije zgjodhët filxhanët më të bukur . . . dhe pastaj filluat të shikonit filxhanët e njëri tjetrit.”
Mendoni kështu: Jeta është si kafeja dhe punët, shtëpitë, makinat, gjërat e ndryshme, paratë dhe pozita në shoqëri janë filxhanët. Ato janë thjesht mjete për të mbajtur jetën, dhe tipi i filxhanit që kemi nuk e përcakton apo ndryshon cilësinë e jetës sonë. Nganjëherë duke u fokusuar vetëm te “filxhani,” nuk e shijojmë “kafenë” që Zoti ka siguruar për ne.
Zoti përgatitit “kafenë” jo “filxhanët” . . . Kënaqu me të. “Të jesh i lumtur nuk do të thotë se çdo gjë është e përsosur; do të thotë që ti ke vendosur të shikosh përtej papërsosmërisë.”