
Facebook është trendi i ditëve të sotme. Dhe kjo ideja e facebook-ut ka bërë miliona dollarë. Si biznesmen ti duhet të gjesh se çfarë kërkojnë konsumatorët. Por një biznesmen i mirë duhet të gjejë se për çfarë në të vërtetë kanë nevojë ata. Në njëfare mënyre ti e krijon tregun, e nxjerr në pah nevojën.
Nevoja që ka çdo njeri për t’u njohur, është nevoja që ky libërfytyrë plotëson. Dhe duket se kjo nevojë po ngushtohet gjithmonë e më shumë duke ecur të gjithë me makina, duke i përshëndetur komshinjtë me një buzëqeshje të ftohtë. Megjithëse të gjithë jetojmë në një qytet, rrallë shihemi, sa rrallë. Nuk ka asgjë të re nën këtë diell.
Facebook-u është një mënyrë moderne për të plotësuar nevojën e lashtë. Në kohët moderne ta pranosh haptazi këtë nevojë është gati turp, por facebook-u e di se cila është e vërteta.
Facebook-u është më shumë soulbook. Ai ka emrin e duhur, sepse nëse do t‘i kishin vënë emrin soulbook, nuk do të kishte pasur aq sukses sepse njerezit në atë moment do të pranonin se shpirti i tyre ka nevoja. Por duke thënë facebook, kjo i heq nga deklarimi se shpirti i tyre ka nevoja. E megjithatë, të gjitha paratë që ka fituar, janë vula më e mirë se facebook-u, është një soulbook.
Ne jemi të bindur se ju, e pranoni apo jo, keni pyetje dhe nevoja shpirtërore. Ne jemi të bindur sepse Bibla e thotë, por tani edhe facebook-u e konfirmon.
Përgjigjet dhe plotësimi i këtyre nevojave shpirtërore gjenden duke dalë në rrugicat e Korçës, shëtitoren e Shkodrës, te Blloku në Tiranë, te Santea në Prishtinë, te Çarshia në Shkup, apo duke parë facebook-un.
Jezusi premton ngopjen dhe shuarjen e etjes për këtë nevojë (përmbushjen e kësaj nevoje).
Burimi: Revista “Jetë Studentore”