Ballina Artikuj Dhuntia e një nëne që lutet

Dhuntia e një nëne që lutet

0
Praying woman hands

Histori nga Dr. Erwin Lutzer

Po, siç të thashë, ata kanë qenë të martuar e kanë jetuar bashkë 71 vjet. Tani nëna ime është 94 vjeç, dhe që të dy janë ende mirë me shëndet. Unë flas me ta çdo ditë. Ata dalin për shëtitje çdo ditë, duke ecur me shkop. Janë në çift shumë i këndshëm dhe i perëndishëm.

Në përvjetorin e tyre të shtatëdhjetë, para një viti, i thashë mamasë sime: “Mama, a i di vërtet emrat e të gjithë nipërve dhe stërnipërve të tu?” Emrat e gjithë këtyre fëmijëve që po vraponin aty përqark. Dhe ajo m’u përgjigj: “Oh, po, sigurisht. Kam një liste lutjeje, dhe emrat e tyre i përmend çdo ditë me radhë tek Ati qiellor.”

A është ndonjë habi që kam dy motra dhe që të dyja kanë qenë misionare, njëra në Afrikë  për më shumë se 30 vjet, ndërsa tjetra bashkë me të shoqin në Meksikë me skuadrën e përkthyesve të shoqërisë biblike Wycliffe? Prindërit më kanë treguar se, kur erdhën këtu nga Ukraina, nuk dinin fare anglisht, por e mësuan vetë gjuhën. Mësuan të lexonin, dhe tani janë në gjendje të lexojnë anglisht dhe gjermanisht. Më kanë thënë se shpeshherë luteshin që, meqë vetë nuk e dinin aq mirë gjuhën sa të ndanin ungjillin, këtë ta bënin fëmijët e tyre. Epo, ata kanë pasur dy fëmijë misionarë dhe tani edhe fëmija i tyre i fundit ka mundësinë e gëzueshme të ndajë ungjillin në programin tuaj, si edhe në shumë podiume të tjera dhe në kishën Moody për gjithë këto vite.

Përktheu: Brunilda Rustani

Përdorur me leje nga www.jashow.org

Exit mobile version