Nga Danjela Serjani
Pse ka diçka dhe jo asgjë? A është kjo diçka e përjetshme apo ka filluar të ekzistojë? Emra të mirënjohurr në fushën e filozofisë si Heideggeri dhe Leibnizi, mendojnë që kjo është pyetja më themeltare e filozofisë. Në antikitet mendimi dominues ishte ai i një universi të perjetshëm. Gjatë mesjetës mendimi ndryshoi drejt një universi që ka filluar të ekzistojë kryesisht bazuar në premisa teologjike dhe filozofike. Gjatë periudhës postmoderne të shekujve 17 dhe 18, mendimi u rikthye drejt një universi të perjetshëm për shkak të rënies se autoritetit të kishës dhe si rrjedhojë të narrativës biblike të krijimit.
Por në epokën postmoderne të shekullit të 20, zbulimet shkencore do të rikthenin idenë e një universi të fundëm që ka filluar të ekzistojë. I pari që kontribuoi për këtë ishte Einstein me teorinë e relativitetit në vitin 1917. Ekuacionet e tij matematikore, të edituara nga dy fizikante të tjerë të mirënjohur, Aleksander Friedman dhe George Lemetré, pergjatë viteve 20 treguan që universi po zgjerohej.
Më pas, në 1929, ishte Edwin Hubble me teleskopin e tij 100 inch i cili vertetoi ekuacionin e korigjuar të Einstein që universi po zgjerohej. Në fakt ishte Lemetre ai që i bashkoi këto gjetje të astronomisë dhe fizikës në një model kozmologjik për origjinën e universit që do të pagezohej Big Bang. Ky model pohon që universi ka filluar të ekzistojë në të shkuarën e fundme nga asgjëja ose të paktën nga asgjë materiale, hapësinore, kohore dhe energjie.
Gjatë gjysmës së dytë të shek të 20, ishte Teorema e Singularitetit, nga fizikanti i famshëm Steven Hawking që shërbeu si një indikator i fuqishëm për teorinë e Big Bang-ut. Gjithashtu, në vitin 1965, Arno Penzias dhe Robert Wilson, pikasën rrezatimin mikrovale në sfondin e universit, rrezatimi dhe shkelqimi që do të duhej të mbetej nëse vertet kishte pasur një shpërthim të fuqishëm dhe të zjarrtë si Big Bang. Kjo, thotë astronomja Wendy Friedman, na jep mundesinë të bëjmë matje që na tregojnë që ishte vërtet një fillim i flaktë ku elementet e lehta si hidrogjen dhe helium mund të prodhohen dhe në fakt ato janë prezente në ato milisekonda.
Në vitin 1989 ishte Programi COBE i cili dedektoi variacione të vogla në intensitetin e këtij rrezatimi kozmik në fazat e para të krijimit të universit. Këto variacione përputhen me periudhën e formimit të galaksive sipas modelit të big bang. George Smoot, Drejtori i programit COBE, për të cilin ai edhe fitoi çmimin Nobel në vitin 2006, është shprehur kështu rreth variacioneve të rrezatimit kozmik, “Nëse je fetar, është si të shohësh Zotin”.
Kështu, gjatë viteve 80’-90’ shumica e shkencëtarëve e pranonin Big Bang-un si shpjegimin më të mirë për origjinën e Universit. Teoritë rivale të Big Bang-ut që janë propozuar për shpjegimin e origjinës së Universit si ajo e Universit të Ekuilibruar, ajo e Universit Llastikë dhe ajo e Fryerjes nuk mund të zgjaten mbrapa në kohë në menyrë të pafundme.
William Lane Craig konkludon: “E them me bindje që NUK ka ndonjë model tjetër shkencor perveç Big Bang-utqë të jetë konsistent nga ana matematikore dhe dhe të japë një shpjegim realist për universin në të cilin jetojmë.
Por ajo që vulosi fatin e saj në menyrë solide ishte Teorema BGV. Ne vitin 2003, Fizikantet, Arvind Borde, Alan Guth dhe Aleksandër Vilenkin zhvilluan një provë për fillimin e universit që bazohej vetëm në argumenta gjeometrike që vijnë nga fizika teorike. Teorema BGV pohon që çdo univers që është duke u zgjeruar është i paplotë në të shkuarën, dmth jo i pafundëm. Pra duhet të ketë pasur një fillim. Me fjalë të tjera, nëse dikush ndjek trajektoren e kohës dhe hapesirës mbrapa në kohë, çdo univers që po zgjerohet duhet të ketë një pikë startimi të zgjerimit të tij gjë që nënkupton fillimin e universit.
Prandaj, argumenton Vilenki, evidencat për një fillim tani janë pothuajse të pashmangshme. “Me këtë provë në dorë siç është teorema BGV, kozmologët nuk mund të fshihen më pas mundesisë së një universi të perjetshëm. S’kanë nga t’ia mbajnë më. Ata duhet të përballen me problemin e një fillimi kozmik”.
Në 2012, Vilenki deklaroi sërish, “Gjithë të dhënat që kemi tregojnë që universi e ka patur një fillim”. Meqë universi ka filluar të ekzistojë, ateherë logjikisht rrjedh që një shkak e ka shkaktuar fillimin e tij, sepse gjithçka që fillon të ekzistojë e ka një shkak.
Si duhet të jetë ky shkaktar që të shpjegojë ardhjen në ekzistencë të universit që njohim?
William Lane Craig dhe J.P. Moreland në librin e tyre “Philosophical foundations” kanë argumentuar që shkaktari i fillimit të universit duhet të jetë me patjetër:
- I pavarur nga hapësira. Dmth jo hapësinor.
- I pavarur nga koha. Dmth jashtë kohës. Kjo çon që ky shkatar është edhe i pandryshueshëm dhe i pashkaktuar.
- I pavarur nga materia. Dmth jo material.
I pavarur nga energjia. Jo i kufizuar në fuqi, pra, i plotëfuqishëm,
Shkaktari i universit nuk mund të jetë i lidhur ose i varur nga hapësira, materia, koha apo energjia sepse këto kanë filluar të ekzistojne dikur për vete. Këto të katërta kërkojnë një shkaktar për veten e tyre. Do ishte absurditet të thonim që ato kanë shkaktuar vetveten kur ato nuk ekzistonin akoma.
Atëherë kjo na çon drejt një botëkutimi Teist si alternativa më e arsyeshme për shkaktarin e universit.
Ja si e përmbledh idenë William Lane Craig. “Meqë universi është i fundëm në të shkuarën dhe ka pasur një fillim absolut atëherë universi duhet të ketë një shkaktar transhedental / të përtejsojetshëm, përtej këtij universi të cilin ai e solli në jetë ”
Douglas Groothuis, gjithashtu konkludon që “Një shkaktar i mbinatyrshëm është kandidati më i përshtatshëm për universin”. Groothuis e rrit stekën e kualifikimeve për shkaktarin e Universit: Ky shkaktar thotë Groothuis duhet të jetë edhe:
- I vetëm, njëjës: sepse projekti ka dalë i suksesshëm. Gjasa që dy persona e më shumë të nxjerrin gjë në dritë vjen duke u ulur.
- Personal: vetëm një univers i përjetshëm mund të kishte si shkak një shkaktar jopersonal. Mirëpo universi filloi të ekzistojë! Atëherë dikush zgjodhi ta shkaktonte? Vetëm një person mund të zgjedhë të krijojë ”. Entitetet abstrakte si matematika nuk mund të ekzistojnë pa një agjent, person, prandaj ato nuk mund të krijojnë. Vetëm mendjet mund të marrin vendime. Dhe vetëm mendjet mund të jenë imateriale dhe jashtë kohës. Prandaj shkaktari i universit është një person që ka një mendje.
- I përjetshëm, i pambarueshëm, jo i kufizuar. Ai që krijon nga ex-nihilo, nga asgjëja, detyrimisht si rrjedhojë është vetë-ekzistent, i domosdoshëm, i pavarur.
- I plotëfuqishëm: A ka person më të fuqishëm sesa ai që krijon gjithë universin nga hiçi pa pasur më parë hapësirë, materie, kohë dhe energji.
Tani po guxoj dhe unë me shumë modesti të shtoj disa karakteristika për këtë shkaktar të përtejsojetshëm:
- Kur shohim një univers kaq të madh, kaq të mirë-sinkronizuar për të mbështetur jetën, duhet të pranojmë që ai është inteligjent sepse krijimi është shumë kompleks dhe i mirë organizuar deri në finitura që të heqin trurin.
- Kur shohim që krijimi mbështet jetën, siguron për mbarë vajtjen dhe shijimin e jetës na duhet të pranojmë që është i mirë. Ai nuk është një shkaktar inteligjent por arrogant, që thjesht ka krijuar gjëra funksionale. Gjërat funksionale të këtij universi janë edhe gjëra që të japin kënaqësi. Ngrënia është e rëndësishme për të qënë gjallë, por është edhe kënaqësi. Kjo tregon për motivet e zemrës së këtij krijuesi.
Një nga gjërat që më mahnit më shumë në univers është mbukuria. Mendoni lulet, fluturat, zogjtë, peshqit. Ky qenka atëherë edhe një shkaktar me shije estetike që e do të bukurën.
Me të gjitha këto karakteristika i bie që shkaktari i Universit është ……Ah po, pikërisht ai që kemi dyshuar gjithmonë, Zoti.
Owen Jay Gingerich, profesor emeritus i astronomisë dhe historisë së shkencës në Universitetin e Harvardit dhe gjithashtu astronom emeritus në observatorin Smithsonian të astrofizikës shprehet kështu:
‘Ka një përputhje të habitshme mes kozmologjisë moderne dhe idesë biblike që universi erdhi papritur në ekzistencë në të shkuarën, nga asgjëja”
Ashtu siç thotë Bibla në fillim e saj:
Zanafilla 1:1.1 Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.
