VARGJE NGA BIBLA QË POHOJNË SE JEZUSI ËSHTË ZOT DHE SHPËTIMTAR.

0
238

Nga Florian Hoti

Disa njerëz besojnë se Jezusi ishte vetëm një profet dhe mohojnë se Jezusi është Zot. Duke mohuar tërësisht Hyjninë e Jezusit ata mohojnë të vërtetën se Jezusi është Perëndia në mish. Por Fjala e Zotit në Bibël na e qartëson se Jezusi është Zot duke nuk mos na lënë për asnjë çast në dyshim.

● JEZUSI ËSHTË PERËNDI I FUQISHËM
ISAIA 9:6
“Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, PERËNDI I FUQISHËM, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.”

MATEU 1:23
“Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t’i venë emrin Emanuel, që do të thotë: “ZOTI ME NE.”

● MBRETËRIA E PERËNDISË ËSHTË E PËRJETËSHME
PSALMI 45:6 (Froni i Perëndisë vazhdon në përjetësi)
“FRONI YT, O PERËNDI, VAZHDON NË PËRJETËSI; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie.”

HEBRENJVE 1:8 (Froni i Jezusit është në shekuj të shekujve)
“ndërsa PËR TË BIRIN THOTË: FRONI YT, O PERËNDI ËSHTË NË SHEKUJ TË SHEKUJVE; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.”

● KUSHDO QË BESON ZOTIN DO TË SHPËTOJË
JOELI 2:32
“Dhe do të ndodhë që KUSHDO QË DO T’I DREJTOHET EMRIT TË ZOTIT DO TË SHPËTOJË, sepse në malin Sion dhe në Jeruzalem do të ketë shpëtim, siç e ka thënë Zoti, edhe për ata që kanë mbetur gjallë dhe që Zoti do t’i thërrasë.”

(Shënim: Këtu Zoti është YHWH, pra është emri i Perëndisë siç zbulohet tek Eksodi 3:14.)

ROMAKËVE 10:13–14
“Në fakt: KUSHDO QË DO TA THËRRASË EMRIN E ZOTIT DO TË SHPËTOHET.
Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s’ka kush predikon?”

(Shënim: Kjo frazë është një citim nga Joeli 2:32 dhe ky citat që ka lidhje me vetë Perëndinë në këtë rast i atribuohet Jezusit. Apostulli Pal po flet për thirrur emrin e Jezusit.)

● I VETMI SHPËTIMTAR
ISAIA 43:10–11 (Zoti është i vetmi Shpëtimtar)
“Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, bashkë me shërbëtorin që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër.
Unë, UNË JAM ZOTI DHE PËRVEÇ MEJE NUK KA SHPËTIMTAR TJETËR.”

GJONI 14:6–7 (Jezusi është e vetmja rrugë shpëtimi për të shkuar në Qiell)
“Jezusi i tha: UNË JAM UDHA, E VËRTETA DHE JETA; ASKUSH NUK VJEN TEK ATI PËRVEÇSE NËPËRMJET MEJE.”

VEPRAT 4:12
“DHE NË ASNJË TJETËR NUK KA SHPËTIM, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.”

TITIT 2:13
“duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të SHPËTIMTARIT TONË JEZU KRISHT,”

2 PJETRIT 1:1
“Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, atyre që kanë marrë për pjesë një besim të
çmueshëm sikurse edhe ne, me anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe të SHPËTIMTARIT JEZU KRISHT:”

GJONI 20:28
“Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: ZOTI IM DHE PERËNDIA IM!”

● ZOTI KRIJOI GJITHÇKA NËPËRMJET FJALËS SË TIJ
ISAIA 44:24 (Zoti krijoi të gjitha gjërat vetëm me Fjalë)
“Kështu thotë Zoti, Çliruesi yt, ai që të ka formuar që në bark të nënës: UNË JAM ZOTI QË KAM BËRË TËRË GJËRAT, që i vetëm, kam shpalosur qiejtë dhe kam shtrirë tokën;”

PSALMI 33:6
“QIEJTË U BËNË ME ANË TË FJALËS SË ZOTIT dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.”

GJONI 1:3 (Jezusi bëri të gjitha gjërat)
“TË GJITHA GJËRAT U BËNË ME ANË TË TIJ (Fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.”

KOLOSIANËVE 1:16
“SEPSE NË TË U KRIJUAN TË GJITHA GJËRAT, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; TË GJITHA GJËRAT JANË KRIJUAR ME ANË TË TIJ DHE NË LIDHJE ME TË.”

GJONI 1:1;14 (Jezusi është Fjala dhe Perëndia në mish)
“Në fillim ishte Fjala dhe FJALA ISHTE PRANË PERËNDISË, DHE FJALA ISHTE PERËNDI.
Dhe FJALA U BË MISH DHE BANOI NDËR NE;”

1 TIMOTEUT 3:16
“Dhe s’ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: PERËNDIA U SHFAQ NË MISH, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër johebrenj, u besua në botë, U NGRIT NË LAVDI.”

2 GJONIT 1:7
“Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se JEZU KRISHTI KA ARDHUR NË MISH; ky është mashtruesi dhe antikrishti.”

● JEZUSI ADHUROHET DHE I LUTESH
MATEU 4:10 (Jezusi thotë që të adhurojmë vetëm Perëndinë)
“Atëherë Jezusi i tha: Shporru, Satan, sepse është shkruar: ADHURO ZOTIN, PERËNDINË TËNDE, DHE SHËRBEJI VETËM ATIJ.”

MATEU 2:2 (Megjithatë Jezusi pranon që të marrë adhurim)
“duke thënë: Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe ERDHËM PËR TA ADHURUAR.”

(Shënim: Tek Mateut 2:2 thuhet se dijetarët e Lindjes erdhën në Betlehem për ta adhuruar Jezusin. Perëndia adhurohet dhe e çuditëshme që ata e quajnë këtë fëmijë Mbret dhe jo Princ. Tek Mateu 2:11 thuhet se dijetarët ranë përmbys dhe e adhuruan Jezusin.

MATEU 2:11
“Dhe, mbasi hynë në shtëpi, PANË FËMIJËN me Marien, nënën e tij, DHE RANË PËRMBYS DHE E ADHURUAN. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.”

Tri dhuratat që ato i dhuruan janë:
• Ari që e paraqet Jezusin si Mbret,
• Temjani që e paraqet Jezusin si Zot (në Tempulin e Perëndisë digjej temjan),
• dhe Mirra (të vdekurit i lyenin me mirrë) e paraqet Jezusin se ka vdekur si shpëtim për ne.)

MATEU 14:33
“Atëherë ATA QË ISHIN NË BARKË ERDHËN DHE E ADHURUAN, duke thënë: ”Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!”

MATEU 28:9
“Dhe, ndërsa po shkonin për t’u thënë dishepujve, ja Jezusi u doli përpara dhe tha: Tungjatjeta!. Atëherë ATO U AFRUAN, I RROKËN KËMBËT DHE E ADHURUAN.”

LUKA 24:52–53
“Dhe ata, PASI E ADHURUAN, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.
Dhe RRININ VAZHDIMISHT NË TEMPULL DUKE LAVDËRUAR DHE BEKUAR PERËNDINË. Amen!”

GJONI 9:35–38
“Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: A beson ti në Birin e Perëndisë?.
Ai u përgjigj dhe tha: Kush është, Zot, që unë të besoj në të?.
Dhe Jezusi i tha: Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet.
Atëherë ai tha: UNË BESOJ, O ZOT; DHE E ADHUROI.”

HEBRENJVE 1:6
“Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: LE TA ADHUROJNË TË GJITHË ENGJËJT E PERËNDISË.”

GJONI 5:23
“QË TË GJITHË TA NDEROJNË BIRIN ashtu siç nderojnë Atin; KUSH NUK E NDERON BIRIN, NUK NDERON ATIN që e ka dërguar.”

FILIPIANËVE 2:5–11
“Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në JEZU KRISHTIN,
I CILI, EDHE PSE ISHTE NË TRAJTË PERËNDIE, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të
qenë barabar me Perëndinë,
por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit;
dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.
Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër,
që NË EMËR TË JEZUSIT TË PËRKULET ÇDO GJU I KRIJESAVE (OSE GJËRAVE) QIELLORE, TOKËSORE DHE NËNTOKËSORE,
DHE ÇDO GJUHË TË RRËFEJË SE JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT, PËR LAVDI TË PERËNDISË ATË.”

• MARKU 5:6–7 (Edhe demonët e njohën dhe e adhuruan Jezusin – I demonizuari Gadarenas kur e pa Jezusin i doli menjëherë përpara dhe ra përmbys para Tij):
“Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe RA PËRMBYS PËRPARA TIJ,
dhe me një britmë të madhe tha: ”Ç’ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o JEZUS, BIR I PERËNDISË, TË SHUMË TË LARTIT? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!”

• VEPRAT 7:55–60 (Jezusit i lutesh)
“Por ai, mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, PA LAVDINË E PERËNDISË DHE JEZUSIN QË RRINTE NË KËMBË NË TË DJATHTËN E PERËNDISË,
dhe tha: Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë.
Por ata, duke lëshuar britma të forta, i zunë veshët dhe të gjithë tok u sulën mbi të;
dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul.
Kështu e vranë me gurë Stefanin, që i thërriste Jezusit dhe thoshte: O ZOTI JEZUS, PRANOJE FRYMËN TIME!.
Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të lartë: O ZOT, MOS UA NGARKO ATYRE KËTË MËKAT!. Dhe, si tha këtë, fjeti.”

● EMRI I ZOTIT ËSHTË ‘UNË JAM (YHWH)’
EKSODI 3:14 (Zoti është ‘UNË JAM’)
“Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t’u them: Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju, po të jetë se ata më thonë: ‘Cili është emri i tij?’, ç’përgjigje duhet t’u jap?
Perëndia i tha Moisiut: ‘UNË JAM AI QË JAM’. Pastaj tha: ‘Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: UNË JAM-i më ka dërguar tek ju’.
Perëndia i tha akoma Moisiut: ‘Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. KY ËSHTË EMRI IM PËRJETË. KY KA PËR TË QENË GJITHNJË EMRI IM ME TË CILIN DO TË KUJTOHEM NGA TË GJITHA BREZNITË.”

Shënim: Në gjuhën hebraike, në të cilën është shkruar ky varg në Besëlidhjen e Vjetër, gërmat janë: “yod, he, vav, he”, nga ku marrim akronimin YHWH. Këto katër letra janë përkthyer shumë lehtësisht si Jehova. Megjithatë në hebraisht nuk egziston tingulli “j”. Për këtë arsye një përafrim më i mirë i emrit të Zotit, do të ishte Yahvé.

GJONI 8:24 (Jezusi është ‘UNË JAM’)
“Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse PO TË MOS BESONI SE UNË JAM, JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA.”

GJONI 8:58
“Jezusi u tha atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: PARA SE TË KISHTE LINDUR ABRAHAMI, UNË JAM.”

● JEZUSI DHE ATI JANË NJË
Në greqisht (gjuha origjinale në të cilën është shkruar Besëlidhja e Re) “një” është “hen”. Fjala “NJË” në greqisht është asnjanjëse, që do të thotë “NJË NË ESENCË DHE NJË NË NATYRË” jo vetëm “një në qëllim”.

GJONI 5:17–18
“Por Jezusi u përgjigj atyre: ‘IM ATË VEPRON DERI MË TASH, E EDHE UNË VEPROJ’.
Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se THOSHTE SE PERËNDIA ISHTE ATI I VET, DUKE E BARAZUAR VETEN ME PERËNDINË.”

GJONI 10:30–32
“UNË DHE ATI JEMI NJË.
Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë.
Jezusi u përgjigj atyre: JU TREGOVA SHUMË VEPRA TË MIRA NGA ATI IM; për cilën nga këto më vrisni me gurë?”

GJONI 14:7
“PO TË MË KISHIT NJOHUR, DO TË KISHIT NJOHUR EDHE ATIN TIM; QYSH TANI E NJIHNI DHE E KENI PARË.”

GJONI 14:9–11
“Jezusi i tha: Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? KUSH MË KA
PARË MUA, KA PARË ATIN; Si vallë po thua: Na e trego Atin?
A nuk beson se UNË JAM NË ATIN DHE SE ATI ËSHTË NË MUA? Fjalët që po ju them, nuk i them nga vetja. Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat.
Më besoni se UNË JAM NË ATIN DHE SE ATI ËSHTË NË MUA; në mos, më besoni për shkak të vet veprave.”

GJONI 16:32
“Ja, po vjen ora, madje tashmë ka ardhur, në të cilën ju do të shpërndaheni, secili për punë të vet, dhe do të më lini vetëm; por UNË NUK JAM VETËM, SEPSE ATI ËSHTË ME MUA.”

KOLOSIANËVE 2:9
“sepse TEK AI BANON TRUPËRISHT GJITHË PLOTËSIA E HYJNISË.”

● JEZUSI ËSHTË SHËLBYESI YNË
VEPRAT 20:28
“Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni KISHËN E PERËNDISË, TË CILËN AI E KA FITUAR ME GJAKUN E TIJ.”

APOKALIPSI 1:5–6
“dhe nga Jezu Krishti, dëshmitari besnik, i parëlinduri prej së vdekurish dhe Princ i mbretërve të dheut.
Atij që na deshi dhe NA LAU NGA MËKATET TONA NË GJAKUN E TIJ, dhe na bëri mbretër dhe priftër për Perëndinë dhe Atin e tij, atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve. Amen.”

APOKALIPSI 5:8–9
“Dhe, mbasi e mori librin, të katër qeniet e gjalla dhe të njëzet e katër pleqtë ranë përmbys përpara Qengjit, duke pasur secili një qeste dhe disa kupa ari plot me erë të këndshme, të cilat janë lutjet e shenjtorëve.
Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe ME GJAKUN TËND NA BLEVE TE PERËNDIA NGA ÇDO FIS, GJUHË, POPULL DHE KOMB,”

● ZOTI ËSHTË PERËNDIA IM
ZAKARIA 13:9
” Këtë të tretë do ta bëj të kalojë nëpër zjarr, do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vë në provë ashtu si provohet ari. Ata do të thërresin emrin tim dhe unë do t’i kënaq. Unë do të them: Ky është populli im, dhe ai do të thotë: ZOTI ËSHTË PERËNDIA IM.”

1 KORINTASVE 1:1–2
“Pali, i thirrur apostull i Jezu Krishtit, me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Sosten,
kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend E THËRRASIN EMRIN E JEZU KRISHTIT, ZOTIT TË TYRE DHE TONIT:”

(Shënim: Shprehja “në Emër të Zotit tonë Jezu Krisht,” është një frazë e përdorur për të deklaruar lutjen.)

● I PARI DHE I FUNDIT
ISAIA 44:6 (Zoti është i pari dhe i fundit)
“Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: UNË JAM I PARI DHE JAM I FUNDIT, DHE PËRVEÇ MEJE NUK KA PERËNDI.”

APOKALIPSI 1:8 (Jezusi është i pari dhe i fundit)
“Unë jam ALFA DHE OMEGA, FILLIMI DHE MBARIMI, thotë Zoti që është dhe që ishte dhe që vjen, i Plotfuqishmi.”

APOKALIPSI 1:17–18
“Dhe kur e pashë, rashë para këmbëve të tij si i vdekur. Dhe ai vuri dorën e tij të djathtë mbi mua, duke më thënë: Mos u tremb! UNË JAM I PARI DHE I FUNDIT,
dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve, Amen; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të Hadesit.”

APOKALIPSI 2:8
“Dhe engjëllit të kishës në Smirnë, shkruaji: këtë thotë I PARI DHE I FUNDIT, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë.”

APOKALIPSI 22:13;16
“Unë jam ALFA DHE OMEGA, FILLIMI DHE MBARIMI, I PARI DHE I FUNDIT.
Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t’ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha.”