TI JE ORIGJINALI

0
44

Nga Agustin Prenga

Jeta jote është një histori unike. Ti je një krijesë unike

Profil yt është unik. A e keni vënë re merakun tonë për të personalizuar foton e profilit ne facebook ,kujdesin per te bere testet e vecanta qe na nxjerrin te mire. Përpiqemi të tregojmë sa më shumë që ne jemi këtu. Jemi origjinal….

Mik ti i ke rënë në të. Që në momentin e krijimit tonë ne u krijuam në mënyrë unike.

Fëmija im, ndoshta ti nuk më njeh, por unë di gjithçka rreth teje. E di kur ulesh dhe kur ngrihesh.I njoh mirë të gjitha rrugët e tua, madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde, pasi u krijove në imazhin tim. Ti je fëmija im, të kam njohur që përpara se të lindje. Të kam zgjedhur ty, që kur planifikova krijimin. Ti nuk ishe gabim, pasi gjithë ditët e tua janë shkruar në librin tim. Unë caktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të jetoje. Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme. Të formova në barkun e nënës tënde,të solla në jetë në ditën e lindjes tënde. Bibla

  1. Shikoni ç`dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. 1gjoni3:1
  2. duke na paracaktuar që të birësoheminë veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet, Efes 1:5
  3. Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë? Ps27:1
  4. por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuatnë emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë. 1Kor 6:11
  5. Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. 2kor 5:17
  6. i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindipër një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish, 1Pje 1:3
  7. tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t`ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm,Kol 1:22
  8. A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtëqë është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes?Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë. 1kor 6:19-20
  9. Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin(ambasadore), sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë! 2kor 6:20
  10. Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet.Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por për ta vënë mbi shandan, dhe t`u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi. Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve,që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej“. Mat 5:14-16

Cfarë ndryshimi sjell në të menduarit dhe vepruarit tënd sot duke ditur që je origjinali, vepra unike e krijuesit?