Si mund të jetë Zoti i mirë kur ka krijuar Ferrin?

0
46

Nuk është Perëndia ai që e korruptoi të mirën. Nuk është Perëndia ai që e solli në dritë apo që e solli në ekzistencë të keqen, sepse ne nuk besojmë se e keqja nuk ekziston. Por e keqja është korruptim i të mirës. Pra kush e korruptoi, këtu është diskutimi. Nuk është  Perëndia, Perëndia krijoi të mirën dhe është djalli dhe njeriu ata që e korruptuan të mirën. Ky kontekst tani i një ekzistence të së keqes, është ajo që krijon hapësirën, në thonjza ë, sepse nuk ka hapësirë bota shpirtërore, por ky korruptim është krijimi i asaj hapësire ku e keqja jeton. Ë? Ose ku e keqja vdes. Zgjidh si të duash ti. Dhe Perëndia që e lejoi ekzistencën e të keqes është kuptimi i krijimit edhe i Ferrit. Pra, ferri u krijua për engjëjt, pra nënkuptimi i Ferrit është një realitet shpirtëror. Liqeni i zjarrtë dhe Ferri është pra një hapësirë jo materiale, është një hapësirë shpirtërore. Nuk flitet për hapësirë kur flitet për dimensionin shpirtëror. Prandaj duhet të marrim fjalë nga bota materiale për të përshkruar botën shpirtërore. Por Ferri pra ishte rezultat i shfaqjes së të keqes. Perëndia e dinte që kjo do shfaqej, kështu që në planin e Perëndisë, kur ai krijoi të mirën, ai e dinte që e keqja do të ishte pjesë e mënyrës se si njerëzit do ta jetonin jetën që ai u kishte dhënë, dhe në këtë kuptim mund të flitet në mënyrë pozitive për krijimin e Ferrit. Më kupton? Por jo në kuptimin e një dëshire të Perëndisë, apo në kuptimin e një krijimit të një të keqeje. Nëse Ferri do të ishte i keq nuk mund të atribohet Perëndia si krijuesi i Ferrit. Por nëse Ferri është konkluzioni logjik, apo si me thënë përcaktimi i vendit të duhur të Ferrit, atëhere Perëndia është krijuesi i si me thënë, plehrat janë gjëra të këqia. Më kupton? Por krijimi i koshit të plehrave është një gjë e mirë. Më kupton? Kështu që Perëndia nuk krijoi të keqen. Perëndia nuk krijoi Ferrin si një gjë të keqe. Perëndia krijoi mundësinë e asgjësimit të së keqes dhe ky është Ferri.