Si mund të jetë Jezusi rruga e vetme?

0
56

Në vitin 203 pas Krishtit, Perandoria Romake arrestoi një grua të re 22 vjeçare, të krishterë, të quajtur Perpetua. Problemi nuk ishte dhe aq që ajo adhuronte Jezusin. Krimi i saj ishte që adhuronte vetëm Jezusin. Ajo refuzoi të adhuronte ndonjë zot tjetër. Si rezultat, ajo u gjend fajtore për tradhëti dhe u dënua me vdekje.

Kjo ide e rrezikshme, që vetëm Krishti siguron rrugën për te Zoti, quhet Veçantizëm i Krishterë dhe është po aq skandalizues sot sa ç’ishte 2000 vjet më parë.
Pluralizmi Fetar, nga ana tjetër, është pikëpamja që të gjitha fetë e botës janë njësoj të vlefshme dhe Krishti është një nga shumë mënyrat. Disa pluralistë fetarë thonë që të gjitha fetë e botës, në thelb, mësojnë të njëjtën gjë dhe kështu janë të gjitha të vërteta.
Por kjo është qartësisht e kuptuar gabim.

Fetë kryesore shpesh e kontradiktojnë njëra-tjetrën. Për shembull: krahaso Islamin me Budizmin. Myslimanët besojnë se: (1) ka një Zot personal që krijoi botën; (2) njeriu është mëkatar dhe do ta kalojë përjetësinë në parajsë ose ferr; dhe (3) shpëtimi arrihet me anë te besimit dhe duke bërë vepra të mira. Por Budistët i mohojnë të gjitha këto. Ata besojnë që: (1) realiteti përfundimtar nuk është një person dhe se bota nuk është e krijuar; (2) njeriu nuk është mëkatar dhe nuk është një qënie e përhershme; dhe (3) qëllimi i jetës nuk është shpëtimi por asgjësimi.

Për shkak se këto dy botëkuptime e kontradiktojnë njëri-tjetrin, ato nuk mund të jenë të dyja të vërteta. Në fakt secila nga fetë kryesore botërore i kontradikton fetë e tjera, kështu që ato s’mund të jenë të gjitha të vërteta. Disa pluralistë fetarë të tjerë thonë që të gjitha fetë botërore janë të gabuara. Ato janë njësoj të vlefshme por njësoj gabim, shprehje kulturore të rreme të kërkimit të njerëzimit për të vërtetën. Po pse të mendosh që kjo është e vërtetë? Pse nuk mund të jetë një fe e veçantë e vërtetë? Kur e shqyrton argumentin e Pluralizmit Fetar ti gjen që disa prej supozimeve janë fallcitete logjike klasike.

Për shembull, çdokush që beson se Krishterimi është i vërtetë dhe çdo pikëpamje tjetër është e rreme, është arrogant prandaj Krishterimi është i pavërtetë. Ky është një fallcitet logjik i quajtur argumenti “Ad hominem”, permes së cilit synohet të tregohet që pikëpamja e dikujt është e rreme duke sulmuar karakterin e personit. Ky është një fallcitet logjik sepse e vërteta e një pikëpamjeje është e pavarur nga karakteri i personit që e mban atë. Për shembull, nëse një person arrogant zbulon kurën për kancerin, fakti që ai është egocentric nuk do të thotë që pohimi i tij është i rremë. Dhe ti nuk do të refuzoje trajtimin thjeshtë sepse ai është mendjemadh. Për më tepër, ky kundërshtim është një thikë me dy presa, sepse pluralisti beson që pikëpamja e tij është e vërtetë dhe gjithë të tjerët janë gabim. Prandaj, nëse ti je arrogant se mban pikëpamjen me të cilën shumë të tjerë nuk bien dakort, atëhërë vetë pluralisti do të ishte fajtor i të qënit arrogant.

Ka një tjetër argument pluralist: Fetë janë kulturalisht relative.
Po të kishe lindur në Pakistan, me shume gjasa ti do ishe Mysliman. Por po të ishe lindur në Irlandë, ti me siguri do të ishe Katolik. Për shkak se bindjet Fetare janë kulturalisht relative, ato nuk janë objektivisht të vërteta. Ky është një shembull i fallcitetit logjik të preardhjes, që është përpjekja për ta nënvleftësuar një ide duke u fokusuar tek mënyra sesi erdhi ky person me këtë ide.

Ky është një fallcitet logjik sepse e vërteta e një pikëpamje është e pavarur nga mënyra sesi personi që e beson atë erdhi në këtë pikë. Për shembull, nëse je lindur në Greqinë e Lashtë ti do të kishe besuar që dielli rrotullohet rreth tokës. A e bën kjo, idenë tënde aktuale që toka rrotullohet rreth diellit, të rreme apo të pambështetur? Jo. Për më tepër, ky kundërshtim, është gjithashtu një thikë me dy presa, sepse nëse Pluralisti Fetar do të kishte lindur në Pakistan apo në Irlandë, ai do të kishte shumë gjasa që të ishte një veçantist fetar, kështu që bindja e tij në pluralizmin fetar është thjesht si rezultat që ai është lindur në shoqërinë perëndimore bashkëkohore, dhe për rrjedhojë, nuk është objektivisht e vërtetë.

Duke lënë mënjan këto fallcitete logjike na ndihmon të fokusohemi te një kundërshtim me serioz ndaj Veçantësisë së Krishterë: Problemin e atyre që nuk kanë dëgjuar asnjëherë për Krishtin. Nëse Jezusi është e vetmja rrugë për te Zoti, atëherë çfarë është fati i atyre që nuk kanë dëgjuar asnjëherë për Krishtin? A janë ata pa shpresë?

Përgjigja është: Ka shpresë për ata që nuk kanë dëgjuar asnjëherë.
Bibla thotë: “Perëndia i do të gjithë njerëzit, dhe dëshiron që çdokush të vijë tek Ai dhe të gjejë jetë të përjetshme. Perëndia dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe të vijnë tek njohja e të vërtetës. Sepse ka vetëm një Perëndi dhe vetëm një ndërmjetës mes Perëndisë dhe njeriut, njeriu Krishti-Jezus.”
(1 Tim. 2:4-5)
Videoja vijuese shpjegon sesi Perëndia ka siguruar një rrugë për të gjithë.

Burimi: reasonablefaith.org

Përktheu: Danjela Serjani