Si e zgjidhin islami dhe krishterimi problemin e njeriut?

0
1

Në fakt duket sikur Zanafilla mjafton për shumë..për të kuptuar shumë gjëra. Për shembull kur Adami bëri atë që Perëndia i tha të mos e bënte, edhe unë përmenda atë përpjekjen e tij për të mbuluar turpin edhe atë që bëri me gjethe fiku, në fakt Perëndia ndërhyn me një zgjidhje duke therr një qengj për të zgjidhur problemin që po mundohej Adami të zgjidhte. Edhe mendoj që kjo..është e vërteta që është përgjatë gjithë Biblës. Në çdo përpjekje njerëzore Zoti ka ndërhyrë për t’i dhënë zgjidhje problemit të njeriut.

-Dhe ky do të ishte ndryshimi i islamit që duhet njeriu t’i japë zgjidhje disi vetë, apo jo?

-Ndryshimi me islamin, aq sa kuptoj unë, është .. islami e konsideron njeriun të aftë të bëjë ndonjë gjë. ‘Perëndia thotë ke mëkatuar dhe paga e mëkatit është vdekja’. Pra dhe nuk po pret që të vijë…ky njeriu të ketë aftësinë të bëjë ndonjë gjë, por nga dashuria që ka Perëndia për atë që gaboi, dhe Perëndia është i aftë të bëjë një gjë për këtë që nuk është i aftë të bëjë asgjë për veten. Për mua ky është dallimi. Domethënë duhet të besosh ndryshe. Duhet të besosh që njeriu është i aftë të zhbëjë ç’ka bërë, t’ia mbushë mendjen Perëndisë me disa praktika që të krijosh një fe. Pra ka një ndërhyrje të Perëndisë. Krishtërimi flet për Perëndinë e ardhur tek njeriu për të sjellë zgjidhjen.

-Sepse njeriu s’shkon dot te Perëndia.

-Sepse  njeriu mund të sillet mirë, por është i shkëputur nga Perëndia.

-Por cila është rrënja e problemit? Unë e thashë kuptimin e krishterë, pra kuptimin Biblik. Cili është kuptimi mysliman? Kuptimi mysliman për njeriun është që njeriu, njëherë nuk thuhet që njeriu u krijua në imazhin e Perëndisë. Myslimanët nuk e përmendin këtë sepse në kuptimin mysliman Perëndia është kaq shumë i pangjashëm, i përtejksojetshëm, i lartësuar sa nuk mund të krahasohet, nuk ka vend krahasimi. Është si me thënë unë edhe muri, se po të them unë edhe lopa ndoshta edhe krahasohemi. Po unë edhe muri kaq ndryshëm.

-Ajo do të ishte blasfemi…

-Nejse…po them që..po prapë së prapë kuptimi është edhe më ndryshe, sepse njeriu përsëri, në kuptimin mysliman nuk u krijua për të mos vdekur kurrë. Më kupton? Nuk diskutohet kjo. Por në mendjen e tyre njeriu u krijua pak a shumë siç është edhe sot. Jeton, edhe vdes. Më kupton? Nuk lidhet mëkati, ata e kanë konceptin e mëkatit, por nuk e kanë konceptin e mëkatit siç e kemi ne. Prandaj nuk e kuptojnë problemin që kuptojmë ne. Ata e kanë konceptin e mëkatit pak a shumë siç quan ti mëkat çfarë ke bërë sot, ose nesër, ose çfarë bëjmë ne zakonisht. E kupton? Që ne e dimë çfarë është e mirë, por jemi të dobët moralisht, ose jemi të dobët harrojmë? Pra, janë difekte morale, kështu e konsiderojnë ata.

-Mendoj që ka një kuptim edhe për njeriun, atë që po thoja unë, për shembull, në Bibël konsiderohet njeriu i humbur. Në islam ose, unë nuk mendoj që është vetëm në islam, mendoj që të gjitha fetë nënkuptojnë që njeriu është jo i humbur, por i humbshëm. Pra mund të humbasë edhe i duhen ca rregulla për të mos humbur…

-Ajo është një mënyrë tjetër…çfarë do të bëjmë ne ndërkohë që deri kur të vdesim…

-…për ta mbajtur në rrugë. Roli i fesë në kuptimet e tjera përveç krishterimit, nuk është që të gjendet njeriu, është që të mos humbasë njeriu.

-Krishtërimi nënkupton që je i humbur edhe Jezusi thotë: “Unë jam rruga..

-Bukur! -Futu në rrugë! Hajde tek unë që të hysh në rrugë.”

Nëse e kupton problemin e njeriut, pra jo si vdekja, jo si mëkati, që sjell vdekjen, atëhere vjen në kuptimin e njeriut që jeton dhe do vdesë. Kjo është normale dhe vijmë tek pastaj zgjidhja. Cili është problemi që ka njeriu? Që njeriu do vdesë. Dhe paska nji botë tjetër ku njeriu mund të mos vdesë, pra qenka i shpëtueshëm. Qenka i shpëtueshëm dhe si shpëtohet? Shpëtohet duke ndjekur mësimet e rrugës së drejtë, qoftë budistët që i kanë, ai shtegu i tetëfishtë apo myslimanët që kanë rrugën e Allahut, apo edhe fetë e krishtera që thonë rruga e Biblës, e ku di unë. Por përsëri, nëse problemi i njeriut është dobësia morale, ose si me thënë paaftësia dhe gjithçka ka nevojë njeriu është të mësojë, atëhere ka nevojë për një mësues. Ka nevojë për një udhëzues që i tregon rrugën dhe duke ecur te kjo rruga e drejtë, pasi të vdesë do t’i vehen në peshore mëkatet e rrugës së drejtë apo të rrugës së gabuar, edhe mund të shkojë në realitetin tjetër të Parajsës. Por ky është një kuptim ndryshe nga kuptimi biblik për mëkatin, nga kuptimi biblik për njeriun që u krijua për të mos vdekur, por për të qenë në marrëdhënie me Perëndinë, nga një kuptim për njeriun që nuk është në ngjashmëri me Perëndinë, as nuk do shkojë në praninë e Perëndisë kur të shkojë në Parajsë, Parajsa nuk është vendi ku do rrijë Perëndia, Parajsa është vendi i kënaqësive, pra është thjesht një botë tjetër siç është kjo bota këtu, ajo bota është shumë herë më e mirë, që të çon Zoti atje për shkak të ecjes në rrugën e drejtë që mund të zbatosh sipas urdhërimeve. Këto janë dy kuptime të ndryshme për problemin, dhe dy kuptime të ndryshme për zgjidhjen. Këtu ndryshojnë fetë.