Pse Jezusi nuk e shpëtoi veten nga kryqi?

0
57

Është pak ironike le të themi, që në fakt në planin e Perëndisë marrin pjesë me vullnet të lirë edhe kundërshtarët, për ta bërë të mundur që plani i Perëndisë të ndodhë. Tani kjo për ata nuk është se po bënin sikur, ata ishin nervozë me gjithë mend, ishin seriozisht me gjithë mend, por ai nuk ai…e vërtetë është që ai nuk…ai…ai u vra, por e vërteta ishte që ishte plani i tij për të vdekur. Ai tha unë e jap jetën dhe e marr vetë, nuk është se dikush ma merr mua. Pra, Jezusi në këtë kuptim nuk është se do themi pse..meqë s’e shpëton veten nuk qenka mjaft i fortë. Ai në fakt nuk deshi ta shpëtonte veten, sepse po ta kishte shpëtuar veten, nuk do na kishte shpëtuar ne. Pra ai nuk e shpëtoi veten. Dhe këta të tjerët, Ponc Pilati, kryepriftërinjtë, udhëheqësia, se nuk duhet të themi izraelitët të gjithë, por duhet të themi paria fetare, me thënë…Bibla kështu e thekson…që paria fetare ishte fajtore në atë kuptim. Edhe unë e them në disa vende të tjera që, është shumë e mrekullueshme që në fakt paria fetare dhe që janë akuzuesit, por edhe Ponc Pilati që është ekzekutuesi, apo ushtria romake që është ekzekutuesi i dënimit, e vërteta është që as nuk kishin një lloj rakordimi, sepse akuzat, qëllimet i kishin të ndryshme. Hallin e madh kryesia fetare e kishte që Jezusi po thoshte që “Unë jam Krishti”. Dhe kjo nuk u pëlqente atyre. Sepse ajo…ata po u merrte punën pak a shumë. Kurse kur këta ia çuan akuzën Pilatit nuk i thanë që ky thotë që është Krishti, se kjo s’do t’i prishte punë Pilatit. Do t’u thoshte Pilati: “Po si të dojë”.

-Është problemi juaj.

-Le të jetë Krishti, ndaç të jetë ndaç mos të jetë.  Por ia prezantojnë akuzën në mënyrë të tillë që t’i bëjë efekt atij. I thonë: “Ky po thotë që jam mbreti i Judenjve” dhe këtu i prish punë Pilatit. Sepse mbreti i judenjve nuk ka, sepse është Cezari. Është Cezari mbret. Pra këta ia artikulojnë akuzën siç i bën punë Pilatit dhe bëhet e mundur dhe Pilati në fakt, të dyja krahët dhe edhe priftërinjtë ia japin mundësinë Jezusit që të tërhiqet. A je ti …kur e pyesin: “A je ti Biri i Perëndisë?” ai mund të thoshte: “Jo, jo! Më keni keqkuptuar!” Edhe Pilati, që pavarësisht se nuk është shumë i ndjeshëm, ishte një njeri gjakatar, nuk është se është ndonjë…edhe ai çuditërisht ia dha mundësinë për t’u tërhequr nga kjo ideja që: “A je ti Mbreti i Judenjve?” Dhe Jezusi nuk u tërhoq as nga kjo, megjithëse teknikisht po të donte të shpëtonte nga vdekja ai mund të ishte tërhequr, të thoshte që: “Dëgjo, unë jam në kuptimin shpirtëror mbret, nuk jam në kuptimin siç e ke hallin ti.” Por nuk u tërhoq. Pra në një farë mënyre Jezusi nuk është se deshi të shpëtohej, se po të shpëtonte veten, s’do na shpëtonte ne.