Pesë atribute të Perëndisë

0
35
Perëndia është i njohshëm.
Krijuesi i universit, në të njëjtën kohë mund të njihet edhe nga ne. Ai ka zgjedhur të na tregojë për veten e Tij. Madje shkon përtej kësaj. Ai na mirëpret në një marrëdhënie. Pra, jo vetëm që ne mund të dimë rreth Tij, por që ta njohim Atë personalisht.
“Kështu thotë Zoti:”I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij. Por kush lavdërohet të lavdërohet me këtë:të ketë gjykim dhe të më NJOHE MUA, që jam Zoti, që bëj mirësinë, ushtroj të drejtën dhe drejtësinë mbi tokë; sepse kënaqem me këto gjëra”, thotë Zoti. (Jeremia 9:23,24).
Perëndia është i arritshëm.
Zoti na fton që të flasim me Të. Ai na fton ta lejojmë Atë të ndërveprojë me gjërat që na shqetësojnë. Ai nuk na kërkon që të plotësojmë ndonjë kusht paraprakisht. Nuk nevojitet që të jemi të ‘sjellshëm’, apo të saktë nga ana teologjike apo të shenjtë. Është në natyrën e Tij që të jetë i dashur kur ne shkojmë tek Ai.
“Zoti është pranë gjithë atyre që e kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë. Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton”. (Psalmi 145:18)
Perëndia është Krijues.
Çdo gjë që ne njerëzit “krijojmë” na duhet të përdorim materiale ekzistuese. Ne nuk e krijojmë dot “lëndën e parë”. Vetëm Zoti ka kapacitetin të thërrasë “gjërat” në ekzistencë nga hiçi. Jo vetëm të materies, galaktikave apo format të jetës, por të çdo gjëje që ekziston. Zoti që ne besojmë është i njëjtë edhe sot dhe Ai do që ne të jemi të vetëdijshëm për fuqinë e tij krijuese dhe madhështinë e Tij. “I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij”. (Psalmi 147:5)”
Perëndia është njëkohësisht i drejtë dhe falës.
Ne njerëzit mëkatojmë. Priremi të veprojmë sipas mënyrës sonë dhe jo sipas mënyrës së Zotit. Perëndia e shikon këtë dhe e di, por nuk rri indiferent. Për shkak të natyrës së drejtë të tij, ai është gati ta gjykojë dhe dënojë mëkatarin. Megjithatë, Zoti, për shkak të dashurisë deshiron të na fal. Dhe Ai do të na falë ne në momentin që fillojmë një marrëdhënie me Të. Ne e fillojmë këtë marrëdhënie me Perëndinë duke pranuar Jezus Krishtin. Jezusi, Biri i Perëndisë, pagoi në kryq për mëkatin tonë dhe e qetësoi zemërimin e drejtë të Perëndisë ndaj mëkatarit.
“…madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim…Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë…” (Romakëve 3:22, 25)
Perëndisë mund t’i zihet besë.
Shkrimi na mëson se Perëndia ka urtësia të pakufijshme. Ai kupton çdo situatë tonën, të tashme dhe ardhme. Gjithëdijshmëria e tij u jep konfidencë fëmijëvë të tij që do të bëj gjënë e duhur për më të mirën e tyre, sepse Ai është i aftë dhe motivet e Tij janë të pastra. Nëse ne i zëmë besë, Ai kurrë nuk do të bëjë asnjë gabim. Kurrë nuk do të lërë në baltë apo të na mashtrojë. Atij mund t’i zihet besë tërësisht, në çdo rrethanë, në të gjitha kohërat.
“Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet…” (Psalmi 25:3)
Burimi: Godtools
Përktheu për unebesoj.org: Aldo Rustemi