Perspektiva e një Jete me Fitore

0
29

Nga Agusitn Prenga

E dini përse unë e dua aq shumë Hirin? -Hiri më shumë se asgjë tjetër, në të njëjtën kohë më tregon thellë padenjësinë time përpara Perëndisë dhe në të njëtën kohë më tregon se jam i dashur dhe i vlere kështu sic jam.

Andaj Hiri më bën më shumë ta cmoj dhe ta dëgjoj fjalën e Zotit tim. Me jep PERSPEKTIVEN e duhur per jeten.

Duke lexuar një pjesë nga letra drejtuar Titit në mbi 10 000 metra lartësi në një fluturim ndërkombëtar më bëjnë përshtypje këto gjëra.

Hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq të gjithë njerëzve. 12 Ky hir na mëson që të mohojmë jetën e mbrapshtë dhe dëshirat e liga të botës, të jetojmë me maturi, me drejtësi dhe të jemi të përkushtuar ndaj Perëndisë në këtë jetë, 13 duke pritur shpresën e lume dhe ardhjen e lavdisë së Perëndisë madhështor dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Titit 2 11-13

Hiri i Perëndisë na mëson

  1. Të mohojmë jetën e mbrapshtëShtigjet e reja gjithnjë merren duke lënë mënjanë shtigjet e vjetra. Kështu Jeta e Re është një “luftë e përditshme” në mosbërjen e gjerave te vjetra dhe rendjen ndaj të rejave. Është një zgjedhje dhimbshme që kërkon disiplinë. Mos transformimi kushton. Keqardhja për gjëra që si kemi bërë do të ishte e kotë. Sic e thotë nje shprehje e urtë disiplina peshon me kile, keqardhja rëndon me ton.
  2. Të jetojmë me maturi dhe drejtësi

Mbase në si rrace njerëzore nuk e kuptojmë mirë maturinë. Që në kopshtin e Edenit dështuam të jetojmë me urtësinë që vjen prej së larti. Pa as me te voglin dyshim ne e kuptojme drejtësinë. Ne e marrim vesh kur na bëhet një padrejtësi. Ndërgjegja jonë e di kur Ne bëjmë padrejtësi. Shpresa jonë është te një Zot i drejtë. A nuk ja vlen ndërsa ngremë zërin për padrejtësinë te jetojmë në maturi dhe drejtësi vetë.

 

3 Të përkushtuar ndaj PerëndisëMbase mund të kemi vështirësi për të kuptuar si të jemi të përkushtuar ndaj Perëndisë. Por me siguri e dimë si të jemi të përkushtuar ndaj mëkatit. Madje nga përvoja, kjo është një gjë aq e natyrshme sa nuk na duhet as të mendohemi fare thjesht e bëjmë. Imagjinoni një qëndrim të tillë me Perëndinë. Thjesht japim veten tonë për të.

 

4 Të presim Shpresën e LumeKjo po që është inkurajuese. Pritja jonë nuk është e pasigurt. Përkundrazi ne rrojmë me një pritje që ka një finale madhështore. Shpresa e lume është një jetë me Zotin në adhurim dhe shijim të plotë të madhështisë së Perëndisë.

Pra sic e permënd Pali te letra drejtuar korintasve  se ky pikëllim i lehtë që po kalojmë tani po na përgatit për një lavdi të pashoqe, të begatë e të amshuar. Mundimet e sotme as do t`ia mbërrijnë lavdisë se ditës kur do te shohim Zotin tonë të gjallë. Andaj ne rrojmë duke patur në mend këtë ditë. Pritja ja vlen. C`hir madhështor na është dhënë!