A nuk është e padrejtë që njerëzit që nuk besojnë në Jezusin të shkojnë në ferr?

0
84
Judge law lawyer and Justice concept with a 3d render of a gavel on a wooden desktop with grey background.

Intervista e Xhon Ankerberg me Ravi Zakarias.

Xhon Ankerberg:
Unë kam një pyetje të vështirë. Këtë pyetje e bëjnë shpesh në çdo universitet ku kam qenë. Studentët nga Lindja e Largët thonë: “Çfarë mund të thoni për gjithë fetë e tjera që kanë ekzistuar para krishtërimit? Dhe nëse ju jeni dakort që mesazhi i krishterë është përjashtues, a nuk është shumë e padrejtë të pohosh që gjithë këta njerëz janë të dënuar për të shkuar në ferr, thjesht sepse ata nuk besojnë në Jezusin?” Si do t’i përgjigjeshit kësaj?

Ravi Zakarias:
Pyetje shumë e mirë!
Me logjikë quhet gabueshmëria e kalendarit ose e kohës, mund ta quash si të duash. Nëse kjo merret si udhëzuesi që na tregon rrugën për tek e vërteta, pra ajo që ka qenë më parë, duhet të mendojmë për gjërat që kanë besuar më parë njerëzit, dhe që ishin krejt të gabuara. Ne nuk mund të ecim sipas kronologjisë. Çfarë ndodh me Islamin? Sepse, siç e dini, Krishtërimi e ka paraprirë Islamin me gjashtë shekuj. Çfarë u ndodh gitave në raport me vedat? Vedat erdhën shekuj me parë dhe ishin monoistike. Gitat janë më shumë teiste. Çfarë ndodh me Vedat pas kësaj? Çfarë i ndodh Hinduizmit kur Budizmi vjen në skenë, apo kur pas Budizmit vjen në skenë Jainizmi dhe pas tij ardhja më e vonë, është Sikhizmi? Çfarë u ndodh atyre që ishin më parë? Kjo është një pikënisje e gabuar.

Mendoj se duhet gjithashtu të korrigjojmë idenë që thotë se meqë Jezusi erdhi para dy mijë vjetësh, duhet të marrë përparësinë ndaj çdo gjëje që ka ndodhur para Tij.

Në fakt, 3000 vjet para Jezusit ishte Abrahami ai që jetoi me anë të besimit. Ne flasim për botëkuptimin Judeo-Kristian. Nëse shkojmë 1400 vjet para Jezusit kemi Moisiun që jep Ligjin, që flet se si, në mënyrë përfundimtare, ky ligj na i drejton sytë te shpenguesi, etj.
Prandaj, edhe ideja që kjo është diçka e re që erdhi para dy mijë vjetësh, është besuar gabim. Bibla thotë :
”Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.”
Dua të jap një ilustrim, Xhon, dhe miqtë e mi në Indi do ta pëlqejnë.
”Një nga shërbyesit tanë shkoi për herë të parë të shikonte një film në kinema dhe po shikonte në drejtimin e gabuar. Ai mendoi se kishte paguar lekët që të shikonte ato tufat e dritave që dilnin nga vrimat në mur, derisa u kthye djathtas, pa nga ekrani dhe tha: “O Zot, çfarë po më shohin sytë?! Një fytyrë!”

Shumë botëkuptime fetare mund të kenë qenë si ato tufat e dritave që dalin nga muri. Por në fakt, këto drita shkëlqejnë në fytyrën dhe personin e Jezus Krishtit, në të cilin është kulmi dhe shprehja e gjithë së vërtetës. Në këto botëkuptime mund të ketë patur grimca të së vërtetës, por përmbledhja e gjithë së vërtetës është në personin e Jezus Krishtit.
Prandaj, personit që po dëgjon i them: ”Merr Ungjillin sipas Gjonit. Fillo lexoje! Shiko çfarë thotë për Jezusin! Shiko përgjigjet e pyetjeve të tua dhe do të gjesh shprehjen e plotë të së vërtetës në personin e Tij.

Xhon Ankerberg: Po për pjesën e atyre që kanë jetuar në të kaluarën dhe nuk kanë besuar në Jezusin. A është e drejtë apo e padrejtë që ata të ndahen nga Zoti përjetësisht?

Ravi Zakarias: Sido që t’i përgjigjemi kësaj, pjesa më e rëndësishme e përgjigjes është kjo: Bibla, Zanafilla 18: 25 thotë: “Gjykatësi i gjithë tokës do të bëjë atë që është e drejtë”.

Interesant është fakti që ky pohim vjen në kontekstin e gjykimit që po vinte drejt Sodomës dhe Gomorrës. Zoti është më i drejtë se unë dhe ti. Zoti do të bëjë atë që është e drejtë. Por gjithashtu na tregon ne se si historikisht njerëzit …. Çfarë dinte Abrahami? Ai ishte rritur në një kulturë politeiste por, “…ai po kërkonte për një qytet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit ishte Perëndia.” Nga i erdhi kjo ide atij?
Zoti flet me ne me anë të ndërgjegjes sonë. Zoti na flet në privatësinë e jetës sonë. Dhe fakti është që ai na flet nëpërmjet ndërgjegjes, na flet nëpërmjet krijimit, na flet përfundimisht me fjalën e Tij dhe pastaj në mishërimin e Jezusit.
Por Zoti nuk dërgon njeri në ferr Xhon.
Kjo është një e vërtetë shumë e rëndësishme. Ne bëjmë zgjedhjen tonë.

C.S.Ljuis thotë:
”Ka dy lloje njerëzish në këtë botë. Ata që përkulin gjunjët e tyre para Zotit dhe thonë: “U bëftë vullneti yt!”; dhe ata të cilët refuzojnë t’i përkulin gjunjët ndaj tij dhe Zoti u thotë: “U bëftë vullneti juaj!”

Përfundimisht, zgjedhja që bëjmë për përjetësinë bëhet përmes nënshtrimit të vullnetit tonë ndaj Atit qiellor. Ai nuk do ta dhunojë vullnetin tonë. Edhe parajsa do të jetë ferr për personin që nuk do ta kalojë përjetësinë me Perëndinë.
Dhurata e shenjtë e lirisë sime më është dhënë nga Zoti. Unë e ftoj dëgjuesin: Ulu në gjunjë para tij dhe thuaj: “U bëftë vullneti yt!

Vullneti i Tij është gjëja më e bukur pas të cilës mund të rendësh.

 

Përktheu për www.unebesoj.org: Brunilda Rustani

Burimi: John Ankerberg Show