Një zemër që lutet

0
157

Girl praying with hands on 150 year old Bible
Disa kanë pasur njerëz të nderuar
Disa kanë pasur mbretër në familje,
Unë ndonjë të tillë s’kam pasur,
por kam një nënë që lutet.

Kam një nënë që lutet për mua,
Dhe Zotit çdo ditë i përgjërohet,
Oh, çfarë ndryshimi sjell për mua,
Kam një nënë që lutet.

Disa kanë sukses në botë,
Dhe besojnë në pasuritë që veniten,
Kjo është pasuria më e madhe që kam,
Unë kam një nënë që lutet.

Lutjet e nënës s’më shpëtojnë dot,
Vetëm imja vlen,
Por nëna më prezantoi me Dikë,
Dikë që kurrë nuk zhgënjen.

Ah po… kam një nënë që lutet,
Dhe Zotit çdo ditë i përgjërohet,
Oh, çfarë ndryshimi kjo gjë më sjell,
Unë kam një nënë që lutet.

Libri: Një grua sipas zemrës së vetë Perëndisë
Autore: Elizabet Xhorxh