Nje adrese ne Histori

0
58

Edhe pse kane kaluar pothuaj 2000 vite nga kryqezimi i Jezu Krishtit, ende nuk kane reshtur diskutimet rreth emrit te tij . Mijëra libra, filma fjalime, sesione, predikime dhe biseda te thjeshta kane patur ne qendër te vëmendjes personalitetin me te shquar te kohërave. E gjithë kjo për një personalitet qe beri vetëm 3 vjet jete publike, lindi ne një grazhd dhe vinte nga një familje me e vogla e fisit te tij .

Ky njeri dallohet aq shume jo nga CV e Tij e pasur, por nga cfare Ai tha se është dhe si e vërtetoi këtë. Pse pra ky emër ngjall aq shume debat tek njerëzit ne shekullin tone, debat qe nuk e ngjallin asnjë nga udhëheqësit e tjerë fetar. A ishte Jezusi i Nazaretit vetëm një i tille?

Ai ishte i vetmi qe tha se është Zot dhe qe kishte te autoritet te falte mëkatet , gjë te cilën mund ta beje vetëm Ai kundër te cilit behet mëkati, pra vete Perëndisë.

Jezusi ishte personi i vetëm qe u gjykua, jo për atë se çfarë beri, por për atë se çfarë ishte.  Akuza e vetme qe u ngrit ndaj Tij ishte blasfemia. Edhe nëse pretendohet se ka gënjyer njerëzimin atëherë del qe është treguar edhe hipokrit. Kjo është e pamundur.Kudo ku është folur për Jezusin jeta e njerëzve ka ndryshuar, popujt kane ndryshuar, te padrejtit janë bere te drejte ,dhe urrejtja është kthyer ne dashuri. Ai kurrë nuk e ka humbur drejtpeshimin e arsyes dhe ka dhëne gjithmonë përgjigjet me te mençura ne pyetjet me provokuese. Ai qe ne mënyre hyjnore  paralajmëroi  vdekjen e tij dhe ringjalljen ditën e trete. Pa dyshim te gjitha këto nuk e bëjnë as te çmendur. Ne te vetmin përfundim qe mund te arrijmë për te është se ai ka qene Krishti, Biri i perëndisë si çka thëne edhe vete.

Shume njerëz thonë se nëse s`mund te vërtetosh këtë shkencërisht ajo s`është e vërtete ose nuk vlen par tu pranuar, por kjo është po aq pa kuptim sa te vërtetosh shkencërisht me eksperiment lindjen tende. E kane pyetur Jezusin cili është urdhri me i madh? Ai u është përgjigjur: “Duaje  Zotin  perëndinë tënd me gjithë zemër dhe mendjen tende.” Njerëzit ndalen vetëm tek zemra . Faktet për Krishtin nuk depërtojnë ne mendjen e tyre. Ne na është dhëne një mendje e perterire nga shpirti i shenjte për te njohur Perëndinë po ashtu edhe një zemër për ta dashur dhe vullnet për ta zgjedhur.

Kësisoj mendja jone nuk mundet si mos te rroke besueshmërinë e biblës. E cila përkrah veprave te tjera te historisë dhe letërsisë antike ka numrin me te madh te dorëshkrimeve vërtetuese. Vërtetësia e Biblës qëndron ne themelet e vena ne historinë e njerëzimit. Nuk ekziston asnjë dokument tjetër nga bota antike qe te jete vërtetuar nëpërmjet kaq shume dëshmive historike dhe tekstuale kaq te shkëlqyera. Njerëzimi si rrjedhoje e një dashurie sublime duhet te besoje ne atë çka përben burim mbi burimet morale e historike pa te cilën s’do te kishte kuptim as fillimi as mbarimi ku identiteti ynë si race njerëzore nuk do te kuptohej.

Nëse do te mohonim besueshmërinë e biblës do te na duhej te mohonim tere historinë madje edhe atë te popullit shqiptar. Histori e cila ka dëshmi deri edhe me dhënien e jetës.

Te njëjtin fat patën edhe dishepujt teksa i përkushtuan jetën frymëzuesit te biblës. Ringjallja ishte besimi qe i shndërroi nxënësit zemërthyer te Jezuit te kryqëzuar ne dëshmitarë guximtare dhe martire te bashkësisë se pare. Apostujt kaluan neper sprovën e vdekjes për te verifikuar vertetesine e asaj qe ata shpallnin. Shume kane vdekur për ideale te larta por ideali i dishepujve vdiq ne kryq dhe u ringjall,sepse misioni i tij ishte te shpëtonte boten nga mëkatet .Ai erdhi te shpëtonte ty edhe mua.

Ai erdhi për të ndryshuar jetët tona siç ndryshoi jetën e Palit

Transformimi i tij është treguesi dhe madhështia e një force me origjine hyjnore.  Pali u ngrit ne majat me te larta te ligjit dhe u be ekzekutori i tij. Por ngritja e tij u pasua me një rënie te madhe e cila do te paraprinte ngritjen e vërtet që shërbeu  në  kthimin e nga një kundërshtar zemërak ne një prijës te vendosur te besimit te krishtere. Errësira e Palit u be drite, drite e cila ndriçoi errësirën me ndihmën e Jezu Krishtit. Ku ne vend te disfatës vdekja e Krishtit u be fitore e madhe qe u kurorëzua me ringjallje.

Nga ajo çka shqyrtuam me sipër na duhet te pranojmë se vdekja dhe ringjallja e Jezusit është një fakt historik. Ndërkohe qe nuk ka prova për ta pergenjeshtuar. Te gjitha teoritë qe hedhin poshtë ringjalljen e Krishtit janë te pabazuara ndërkohë qe provat për te kundërtën qëndrojnë  te pamohueshme. Prandaj çdo besimtar i krishtere ka sigurinë se nuk beson ne një mit por ne te dhëna historike te qëndrueshme mbi ringjalljen. Prandaj nuk na mbetet gjë tjetër veç te pranojmë si te vërteta ato qe nuk mund ti hedhim dot poshtë.

Mesia e vërtetë  është  Jezu Krishti. Dëshmitë kredenciale dhe profecitë e përmbushura  nuk i lenë shteg rastësisë por japin përgjigje bindëse. Gjenealogjia dhe lindja janë fillimi dhe përjashtimi i çdo rastësie apo planifikimi njerëzor nga vete mënyra e ngjizjes nëpërmjet ndikimit mbinatyror. Veprat dhe historia e Jezusit janë fryme dhe shprehje e karakterit hyjnor dhe tregues i cilësive te Perëndisë. Te  thuash qe Mesia nuk është Jezu Krishti do te duhet te besonim që një milingonë të kapërcente oqeanin duke harruar provat dhe kredencialet e tyre.

Qe ne zanafillë Perëndia demonstroi qe ishte  sa i dashur aq edhe i drejte. Bibla na tregon qe ai krijoi njeriun me qellim qe te ndaje me te dashurinë dhe lavdinë e tij. Kur Adami dhe Eva rebeloi dhe ne racën njerëzore hyri mëkati, Perëndia i drejte i ndëshkoi mëkatarët. Ne këtë pike Perëndia i dashur do te hiqte mantelin dhe petkat hyjnore duke u derdhur ne një trup njerëzor qe vullnetarisht te jetoi një jetë pa mëkate. Perëndia i drejtë pagoi kështu çmimin e fajeve te krijesës rebele. Jezusi vdiq ne kryq për ne si pasoje e përmbushjes së natyrës se dashur dhe te drejte te Perëndisë.

Pra deri tani shqyrtuam arsyen se pse Jezusi është i diskutuar. Nga ana tjetër vërtetuam me ane faktesh  se Ai është çfarë pretendoi për veten e Tij?

Por diskutimi nuk mbaron këtu. Sepse historia e biblës është me shume se një histori, vdekja dhe ringjallja e Jezusit është me shume se një fakt historik. Deklarata e tij unike: “ Unë jam udha e vërteta dhe jeta”- meriton vëmendje. Perëndia i dashur dhe i drejte kërkon një përgjigje te ndershme prej zemrës dhe mendjes tone sot.  Ne krijesat e tij ne rebelim a duam ti themi Po ftesës se Tij te dashurisë “Unë te dua, unë te fal”.

Ky ishte qëllimi i Tij dhe e shfaqi me ata qe besuan dhe e pranuan. Ai ndryshoi jetën e Palit jetën e Josh McDowell dhe te disave ne mesin tone.

Ky është Jezusi i Nazaretit me shume se një Zdrukthëtar dhe jo vetëm kaq.