Na është dhënë një jetë e re!

0
33

Ne jemi bërë krijesa të reja me anë te ringjalljes. Kur Krishti vdiq ne vdiqëm bashkë me të, dhe shpirtërisht ne na është dhënë  jetë e re,  dhe shpirtërish ju keni kaluar përmes një procesi jetëdhënës dhe mënyra sesi e përqafoni këtë  jetë të re është kaq e rëndësishme, mënyra sesi unë dhe dhe ti fillojmë ta përqafojmë këtë jetë te re, gjithçka fillon nga brenda, gjithçka fillon sipas Palit, shikoni vargun” drejtojeni zemrën tuaj, drejtoni mendjet tuaja drejt gjërave që janë atje lart”,  sepse Zoti nuk është një Zot që thotë: “Hej, ja ku janë një tufë rregullash, ja kështu jetohet jeta e re.  Zoti thotë: “Unë nuk punoj nga jashtë brenda, por nga brenda jashtë. Qëllimi im nuk është thjesht që ti të bësh gjëra të mira dhe të ndryshosh nga një njeri i mirë në një njeri më të mirë. Unë marr njerëz të vdekur dhe iu jap atyre jetë.  Kështu punoj unë dhe punoj nga brenda jashtë. Qëllimi im për ju, nuk është thjesht që ju të ndaloni së qëni të shqetësuar, të mos shkoni në bare dhe të mos shikoni pornografi. Unë dua që zemra juaj të ndryshojë, prandaj Pali thotë :“ Në mënyrë që ti të fillosh të përqafosh jetën tënde prej të ringjalluri, fillon me mëndjen tënde, fillon me zemrën tënde duke e fiksuar atë drejt gjërave që janë  të përjetshme. Ai thotë :“nëse ti dhe unë mund të fokusohemi, jo në atë çfarë po ndodh rreth e rrotull nesh, jo në këtë botë, jo në gjërat që po kalojnë, por t’i drejtojmë sytë drejt asaj që është e përjetshme, drejt asaj që ka rëndësi, në faktin që ne do jemi këtu edhe për disa momente të tjera dhe pastaj do të mbarojnë dhe pastaj do të jemi me Krishtin përgjithmonë.

Ky është momenti, thotë  ai, kur ndryshimi fillon të ndodhë.