Më i zgjuar se Ajnshtajni!

0
33

 

Humor: Në fund të shërbesës, besimtarët u ngritën për të lënë kishën ndërsa pastori kishte nisur t’i përshëndeste një e nga një. Një djalë i ri i shtrëngoi dorën dhe i tha :”Faleminderit për mesazhin pastor ! E di çfarë mendoj ? Me siguri ju duhet te jeni më i zgjuar sesa Ajnshtajni !

“Faleminderit vëlla!” – ia ktheu ai vetëkënaqur.

Gjatë javës që pasoi pastori e bluajti me mendjen e tij klomplimentin dhe sa më shumë e bënte aq më shumë çuditej pse dikush do e krahasonte me Ajnshtajnin. Kështu ai vendosi ta pyes të riun të dielën e ardhshme për domethënien e komplimentit.

Kur erdhi e diela, ai nxitoi të takoi të riun dhe i tha:

“Nuk e di nëse e mban mend komentin që më bët një javë më parë, çfarë doje të thoje ekzaktësisht kur the “Jeni më i zgjuar se Ajnshtajni”  

“Po ja, kam dëgjuar se Ajnshtajni ka qënë aq i zgjuar sa vetëm 10 njërëz në gjithë botën mund ta kuptonin. Ndërsa ju pastor, s’ka burrë që ju kupton.”