Lërja atij zgjedhjen!

0
19

Frymezim nga Xhim Elliot

 

(shenime te shkeputura nga ditari i tij) pjesa e 2

“Perëndia gjithnjë u jep më të mirën atyre që ia besojnë Atij zgjedhjen.“

“Brenda urisë për Perëndinë, ekziston uria e dhënë nga Perëndia, e mbushur me Perëndinë. Mund të jem i lumtur kur jam i vetëdijshëm që Ai po bën atë ç’ka dëshiron brenda meje.”

“Ashtu si jeta jote është në duart e Tij, po kështu janë edhe ditët e jetës tënde. Mos e lejo kohën të të zërë vizionin e arritjes së atyre që janë në errësirë. Ata thjesht duhet të dëgjojnë.”

“ Nuk duhet të më duket e çuditshme nëse Perëndia merr në lulen e rinisë, ata që unë do t’i kisha mbajtur në tokë gjersa të plakeshin. Perëndia po popullon Përjetësinë, dhe unë s’duhet ta kufizoj Atë me popullsi të moshuar.”

“Më mbush me vajin e Frymës tënde që të jem i flaktë. Flaka shpesh s’jeton gjatë. A mund ta përballosh këtë shpirti im? Një jetë të shkurtër? Brenda meje jeton Fryma e Madhështorit Jetë-Shkurtër, Atij që e përpiu zelli për shtëpinë e Perëndisë.” “Flakë e Perëndisë, më digj.”

Oh, Zot, ma ndiz zemrën. Ndize zemrën me shenjtërinë dhe pasionin tend. Qoftë jeta ime ndezëse zjarri për zemrat dhe mendjet e të gjithë atyre që takoj.

Përktheu: Besiana Rajta