Kush është Jezusi?

0
88
a representation of the crown of thorns and the cross of Jesus Christ

Për të njohur Jezusin me të vërtetë, ne më parë duhet të mësojme nga ata që e kanë njohur atë mirë, pastaj të konsiderojmë një marëdhënie me të.

Shumë pretendojnë se Jezusi ishte një mësues i mirë i moralit madje një profet- por një njeri, dhe asgjë më shumë. Por edhe vetë Jezusi tha, “Pse më quani të mirë? Asnjë nuk është i mirë – përvec Zotit të vetëm.”

Duke e dëgjuar historinë në mënyrë të drejtpërdrejtë – në këtë rast, nga dishepujt e Jezusit –  ne marim një këndvështrim krejt tjetër sesa “thjesht një njeri” për Jezusin.

Apostujt ishin të shokuar nga fuqia dhe përulesia e njeriut që ata ndiqnin. Edhe pse ata u munduan të kuptonin misterin se kush ishte ai, ata u bindën gjithmonë e më shumë se ai nuk ishte një njeri i zakonshëm.

Në një pikë Jezusi i pyeti dishepujt e tij, “Kush thonë njerëzit se jam unë?” Ata dhanë një varg përgjigjesh si më sipër. Pastaj Ai i pyeti ata, njerëzit me të cilët ai jetoi cdo ditë këtu në tokë

– “Po ju kush thoni se jam?” Pjetri, një nga tre njerëzit më të afërt të Jezusit, u përgjigj, “Ti je Mesia.”

Pjetri njohu se kush ishte Jezusi: Mesia, Biri i Zotit të Gjallë. Jezusi e shfaqi veten e tij te apostujt si rruga, e vërteta, dhe jeta; Biri i Zotit; ai që ishte, dhe është, dhe Ai që do të vijë. Ai vazhdon ta shfaqë veten e tij si i tillë tek ndjekësit e tij edhe sot.

Konsidero këtë:

  • Cfarë është më e besueshme: burimet dytësore apo dëshmitë e shumëfishta të dëshmitarëve okularë?
  • Kush të njeh ty më mirë? Kush e njeh jetën tënde, karakterin, hobitë, prejardhjen dhe personalitetin tënd?
  • Nëse një nga miqtë e tu më të mire do të shpallte se ishte Zoti, a do ti besoje Atij? Pse po, ose pse jo? Në ketë skenar hipotetik, cfarë do të bënte të bindeshe për hyjninë e tij?

Vepro:

Lexo katër ungjijtë që janë në Dhjatën e Re (Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni).

Zbulo pse studiuesit kanë arritur në përfundimin se këta libra janë historikisht të besueshëm?

 

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal: http://www.exploregod.com/top-50-questions/who-is-jesus