Kush e mbante universin kur Jezusi ishte në varr?

0
23

Vetëm krishtërimi ka përgjigje për një gjë të tillë dhe përgjigja është shumë e thjeshtë. E thamë edhe një herë, që Perëndia është Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Ai që u fut në varr ishte trupi i Jezusit. Dakort? Nuk u fut në varr shpirti i Jezusit në kuptimin e hapësirës fizike të varrit. Dhe ajo që ndodhi është që trupi i Jezusit u nda nga shpirti i Jezusit. Dhe ky është kuptimi i vdekjes. Por universi mbahet nga Perëndia që është shpirt, madje një shpirt i trefishtë, Atë-Bir dhe Shpirt i Shenjtë. Pra është pa lidhje me universin sepse ne nuk po themi që…

-ka vdekur Zoti…

-u asgjësua Zoti. Ë? Ne po themi që personi i dytë i Trinisë, që mori trup njeriu, la trupin e njeriut në atë kohë. Më kupton? Pra, ajo që ndodhi në ngjizjen tek Maria, është personi i dytë i Trinisë mori trupin. Pra aq e kuptueshme saç është që personi i dytë i Trinisë e mori trupin dhe nuk ndryshoi, personi i dytë i Trinisë nuk ndryshoi, mori trupin po nuk ndryshoi, aq është edhe që personi i dytë i Trinisë e la trupin që u fut në varr. Por personi i dytë i Trinisë nuk ndryshoi. Pra nuk kemi asnjë ndryshim në personin e dytë të Trinisë si në ekzistencën e tij hyjnore, si Perëndi. Kemi në marrëdhënien e tij me trupin dhe me shpirtin që ka një ndarje për shkak të sakrificës. Kjo u bë sakrificë. Kjo u bë… .