Ku e ka kufirin autoriteti shekullar në kishë?

0
16

Unë në fakt, Kaon, e dalloj që ju doni të diskutoni kufijtë e pushtetit të pranuar shekullar, Ky do ishte një rast për t’u kujtuar që dikush mund ta shfrytëzojë një situatë të tillë. Domethënë dikush që do pushtet, dikush që do të themelojë një tirani mund ta gjejë shumë të kollajshme këtë fillim të arsyeshëm për ta zgjatur pastaj më mbrapa dhe për ta bërë një vegël në duart e veta, për të kontrolluar të tjerët. Pra, aty ku qeveria, apo pushteti shekullar shkon keq, është kur bëhet funksion i ambicjeve mëkatare, personale apo të një klani për të shfrytëzuar të tjerët dhe atëhere ata luftojnë kundër kishës, sepse kisha në fakt është një nga mburojat më të rëndësishme të shoqërisë për lirinë edhe për të vërtetën. Prandaj thuhet ‘Kisha është shtylla e të vërtetës.’ Por unë do thoja jemi edhe streha e lirisë, sepse ne duke pasur Perëndinë të vetmin si mbretin tonë, ne jemi të lire nga pushteti i njeriut, në kuptimin që nuk kemi frikë. Por jo që nuk respektojmë autoritetet për atë funksionin e drejtë të nevojshëm, të cilin kanë detyrë të kryejnë. Pra, është biblike kjo.

-Unë e kuptoj shqetësimin sesi mund të përdoret në një situatë të tillë, por siç e tha edhe Z. Gogu që çdo pushtet është i dhënë nga Perëndia, Jezusi e afirmoi, e thotë Bibla në pasazhe të tjera, është një mësim që gjendet gjithandej në Dhiatën e Re. Çfarë problemi do kishte? A nuk është pushteti i dhënë nga Perëndia dhe pushteti mund të shpaloset ashtu siç e gjykon pushteti, kështu që na ndihmo të kuptojmë nocionin e kuptimit që një pushtet është i dhënë nga Perëndia.

-Po, e para, Perëndia është një perëndi i rregullit, që do të thotë ka një pikë referimi çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Nuk është e mundur që ne të kemi çfarë është e drejtë për ty është e drejtë për ty, çfarë është e mirë për ty është e mirë për ty, çfarë është e drejtë për ty është e gabuar për mua, kjo është ajo që Perëndia siguron me pushtetin shekullar. Pushteti shekullar do të thotë ne jemi bashkëkohës, jetojmë në këtë shekull, në këtë kohë, së bashku. Ti mund të mos jesh besimtar, ai mund të jetë besimtar i një feje tjetër, por ne do jetojmë në këtë hapësirë shoqërore së bashku. Dhe do duhet të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe duhet të kemi një pikë referimi çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Këtu është Perëndia që përcakton pikën e referimit në përgjithësi, çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe dhe pushteti që ne pranojmë, është ai pushtet që e vlerëson, e respekton atë që është e mirë, atë që është e kuptuar nga ne, që është e mirë, dhe ndëshkon atë që është kuptuar nga ne që është e keqe. Kur pushteti neglizhon atë që është kuptuar nga ne që është e mirë dhe e quan atë që është e mirë të keqe, dhe atë që është e keqe të mirë, ai pushtet ka rebeluar edhe kundër Perëndisë. Më kupton? Pra, kjo nuk është ndonjë çudi. Kur Bibla thotë që çdo pushtet është dhënë nga Perëndia është dhënë në kuptimin e një autoriteti rregullues, nuk është dhënë në kuptimin e çdo njeriu që është në pushtet është nga Perëndia. Apo çdo formë e përdorjes së këtij pushteti është nga Perëndia. Pushteti është nga Perëndia, por jo forma e përdorjes së pushtetit. Forma mund të jetë djallëzore. Në fakt, më e zakonshmja është që djalli ndërhyn edhe infekton sistemin shoqëror dhe sistemin, pushtetin njerëzor. Aty kemi probleme, aty dallohen problemet.