Jezus Krishti apo Jezusi është Krishti?

0
49
A selective focus shot of a hand made a wooden cross with rope wrapped around it and a blurred background

Interesante është që Jezusi nuk ndenjti në kur ishte në tokë nuk u përpoq shumë të thoshte të ndërtonte statusin e vet si anëtar i Trinisë, ose si…nuk u përpoq. Por ai u përpoq shumë fort që të komunikonte mesazhin që unë Mesia, Jeshua, ishte Krishti. Ishte Mesia. Edhe kush ishte Krishti. Krishti ishte, për shembull në qoftë se do ta mendojmë Dhiatën e Vjetër dhe të Renë, Biblën, domethënë para Jezusit dhe pas Jezusit,  këtu fillon e reja, këtu është e vjetra, në këtë të vjetrën Perëndia përmes profetëve e kishte premtuar shpëtimtarin që quhej Mesia, në hebraisht, Krisht në …i vajosuri që është në Krisht në greqisht, e kishte premtuar këtu edhe hebrenjtë po e prisnin Shpëtimtarin, dhe Shpëtimtari kishte natyrë hyjnore. Te… po ta lexojmë te Isaia, Kapitulli 53. Dhe Jezusi në fakt në Dhiatën e Re, në Ungjijtë, te deklarata që i thotë Pjetrit te Kapitulli 16, Mateu e thotë që -Bekuar, bravo nuk e gjete vetë këtë që ti je Krishti! Tani, Jezusi, dhe kur ne themi Jezu Krishti, ne në fakt po…është një fjali Jezu Krishti, nuk është një emër-mbiemër, është “Jezusi është Krishti”. Kjo është fjalia.

-Nuk është si Nikolin Dodaj, për shembull.

-Jo. Nuk është Nikolin Dodaj por Jezusi është Krishti dhe kjo është deklarata që ‘uau djema, burra, e gjetëm atë që po e prisnim. Po e prisnim Krishtin këtu, ky është Jezusi. Dhe në fakt të Krishterët, apostujt nuk e kanë patur shumë të vështirë të bëjnë kapërcimin, që Jezusi është Hyjni, duhej vetëm të kupto… të siguroheshin që Jezusi është Krishti. Po të jetë Krishti kishte mbaruar se çfarë është Krishti në Dhiatën e Vjetër. Në Dhiatën e Vjetër Krishti kishte qartazi natyrë hyjnore. Dhe mendoj që kjo ka qenë…prandaj në Dhiatën e Re..se po shkoj ndoshta gjatë..në Dhiatën e Re nuk shohim shumë përpjekje për të bindur njerëzit që Jezusi është Perëndi, më shumë shohim që Jezusi është Krishti. Dhe nënkuptimi është që po i mbush…po doli që Jezusi është Krishti, ky këtu, pjesa e dytë që çfarë është Krishti, atëhere çfarë është Jezusi, Jezusi është çfarë është Krishti. Krishti është Shpëtimtari, me natyrë hyjnore, që ishte nga përjetësia, etj, etj.