Më jepni një burrë të perëndishëm!

0
21

Më jepni një burrë të perëndishëm, vetëm një,
që besimin ka zotërues të mendjes,
Të padrejtën, ta drejtësojë,
Dhë mbarë njerëzimin ta bekojë.

Më jepni një burrë të perëndishëm- vetëm një,
që gjuhën e ka të prekur me parajsën,
Dhe do të çaj zemrat më të errëta,
me vendosmëri e dëshirë të pastër.

Më jepni një burrë të perëndishëm- vetëm një,
Një profet të fuqishëm të Zotit,
Dhe do t’ju sjell paqe në botë,
të blerë me lutje, e jo me forcë.

Më jepni një burrë të perëndishëm- vetëm një,
Besnik ndaj vizionit që sheh,
Faltoret e rrënuara do t’i ndërtojë ,
dhe kombet në gjunjë ka për t’i sjellë !

Autori: Xhorxh Lidell
Përktheu : Besiana Rajta