Faj Ekstrem

0
48
“Ç’është?” – iu hakërrye Marko, kapiteni sovjetik, djalit të vogël. “Çfarë do?”
Djali, vetëm 12 vjeç, largoi frikën ndërsa qëndronte para oficerit komunist. “Kapiten, ju jeni personi që futi prindërit e mi në burg. Sot është ditëlindja e mamasë sime dhe unë i blej gjithnjë lule për ditëlindje.
Meqënëse mamaja ime më ka mësuar t’i dua armiqtë e mi dhe t’ua kthej të keqën me të mirë, kam sjellë lule për mamanë e fëmijëve të tu.

“Ju lutem, çojini në shtëpi te gruaja juaj sonte mbrëma dhe tregojini asaj për dashurinë time dhe dashurinë e Krishtit.”

Kapiten Marko, i cili kishte parë pa u prekur se si të krishterët ishin rrahur dhe torturuar pa mëshirë, u habit nga veprimi i dashurisë se ketij djali. Lotët i ranë ndersa eci me ngadalë rreth tavolinës dhe e pushtoi djalin me një përqafim atëror. Zemra e Markos u ndryshua nga dhurata e dashurisë së Krishtit. Ai s’mund të arrestonte dhe torturonte më të krishterë dhe shumë shpejt u arrestua edhe ai vetë.
Vetem disa muaj pas vizitës së djalit në zyren e tij, Markon e rrasën në një qeli të ndyrë burgu të rrethuar nga të krishterë, të cilët ai vetë i kishte arrëstuar dhe torturuar më parë. Me lotët ndër sy ai u tregoi shokëve të qelisë për djalin e vogël dhe për dhuratën e thjeshtë të luleve. E konsideronte një nder të ndante qelinë me ata që i kishte gjurmuar dhe sulmuar më parë.
Bujaria është natyrë e dytë e besimtarit. Jezusi mësoi që të tjerët do ta njihnin besimtarin e vërtetë nga shfaqja e dashurisë dhe jo vetëm ndaj atyre që na duan. Shpesh herë bujaria ndaj të panjohurve, madje edhe ndaj armiqve, është aplikimi më i mirë i mësimeve të Jezusit. Dëshmitarët e veprimit tonë, nëse jo vetë marrësi, habiten nga ajo që shohin.
Imagjinoni një të krishterë të lënduar që lutet për pronarin, i cili e ka pushuar nga puna padrejtësisht.
Imagjino ndikimin e prindërve që vuajnë, të cilët i japin dhuratën e faljes një shoferi të dehur. Bota nuk e kupton bujarinë, megjithatë ajo do ndikohet prej saj. Zbulojmë se nuk bëhemi kurrë të ngjashëm me vetë Perëndinë, derisa tu japim me bujari të tjerëve. Perëndia dha Birin e tij vetëm për të treguar dashurinë e tij për botën dhe bleu shpëtimin tonë.

Çfarë mund të jepje sot që të mund të hapte zemrën e dikujt për mbretërinë e Perëndisë?

“Duajini armiqtë tuaj, bëjuni mirë atyre.” Luka 6:35
Burimi: Libri “Përkushtim Ekstrem”
Përgatiti: Pal Hila