A është i mirë Zoti?

0
45
Farmer Hand Touching Wheat Ears

A është i mirë Zoti? Nëse po, atëhere përse ekzistojnë vuajtjet dhe e keqja? Për një moment le të supozojmë që Zoti është i gjithëpushtetshëm.

Kjo do të thotë që Zoti mund të bëjë çdo gjë që është e mundur nga ana logjike. Pra, Ai mund të krijojë galaktikat, grimcat subatomike, pyjet e shiut dhe ty.

Por, Zoti nuk mund të krijojë diçka që nuk është e mundur nga ana logjike. Ai nuk mund të krijojë një rreth katërkëndësh, apo një shkop që ka vetëm një fund. Pra, a mund të krijojë Zoti një shkëmb aq të madh sa as Ai vetë nuk mund ta ngrejë? Jo!

Po nëse, kur Zoti krijoi njerëzimin, të dëshironte që ata të ishin të lirë? Liria është diçka e mirë, por nëse njerëzimi duhet të jetë i lirë, ai nuk mund të detyrohet me forcë t’i bindet Zotit, sepse liria pa të drejtën e zgjedhjes është si një rreth katërkëndësh; është një kontradiktë logjike. Pa të drejtën e zgjedhjes nuk ka liri. Zoti nuk donte robotë. Ai donte njerëz të vërtetë.

Njerëzit e parë që u pajisën me fuqinë e zgjedhjes së lirë, abuzuan me këtë liri.

Pasojat tragike të zgjedhjeve të tyre të këqia dhe të zgjedhjeve tona të këqia u përhapën në të gjithë botën. Zoti është përgjegjës për faktin që na dha liri, por njerëzit janë përgjegjës për mënyrën si e përdorin këtë liri.

Por, le të mos harrojmë, ne nuk vuajmë vetëm.  

I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar dhe ne nuk e çmuam aspak. Isaia 53:3

Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezus Krishtin, Zotin tonë.

Romakëve 8:38-39.

Zoti nuk do të të lërë, nuk do të të braktisë.

Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.

Zbulesa 21:4

Zoti do t’u japë fund vuajtjeve dhe të keqes. Zoti u bë njeri që të vuante bashkë me ne. Zoti është i mirë dhe Ai dëshiron që njerëz realë si ti ta njohin Atë, por zgjedhja të takon ty.

Zoti dëshiron që i gjithë njerëzimi të shpëtohet dhe ta njohë Atë.  

Dhe në rast se ju duket një gjë e keqe t`i shërbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t`i shërbeni. Jozueu 24:15