Distancimi social, dashuri për tjetrin me detyrim?

0
14

Unë e kuptoj që karakteristika, tipari që ka shteti për të zbatuar vendimet e veta, pra duket pak kjo pjesa e forcës fillon të shqetësojë një çikë lirinë individuale. Por nga krahu tjetër thamë, shteti pikërisht e bën këtë gjë në mënyrë që të nxitë të mirën dhe të godasë të keqen. Dhe në këtë kontekst unë besoj që të dyja pajtohen dhe nuk kanë asnjë lloj kundërshtie. Pajtohet gjithë iniciativa, operacioni, nxitja që i ka bërë shteti për të ndihmuar më të dobëtin. Pra, në momentin që shteti vlerësoi dhe tha: ‘Këto janë kapacitetet tona spitalore, kemi të bëjmë me një pandemi virale, kemi të bëjmë me një infeksion viral, i cili prek të moshuarit dha ata të cilët kanë një kondicion fizik, pra kanë një sëmundje tjetër. Pra, më të dobëtit. Në këtë moment, nuk është më çështje vullnetare për të krishterin, për të krishterin është gjithashtu urdhër, që ti të duash më të dobëtin, që ti të japësh jetën për më të dobëtin, kjo është urdhër biblik. Pra, nuk mundet të lexosh psalmet pa thënë këtë gjënë që Perëndia do të mbrojë më të dobëtin. Nuk mundet të lexosh gjithë këndvështrimin, pra, ungjijtë e të gjitha me rradhë. Pra, dua të them që këto këtu pajtohen, sepse e gjithë kjo sakrificë që ne po bëjmë, është pikërisht për të mbrojtur më të dobëtin, pra të moshuarin, dhe nuk mundet t’i quajmë njerëzit numra. Hajde se numra, s’ka problem do vdesin ca edhe… . Secili nga ata është një krijesë me dinjitetin e vet dhe me personalitetin e vet. Kështu që unë besoj që të dyja pajtohen dhe në këtë rast do të thosha nuk është një dashuri platonike, dashuri romantike e të krishterëve, jo. Në këtë rast është ekzaktësisht ajo që kemi përsëri te Romakët, që thotë ‘ndihmojini më të dobëtit, fillo të jetosh për ta’. Kemi të njëjtën gjë që kemi te ungjijtë, ku Zoti vjen dhe jo vetëm predikon, por çliron të burgosurin, shëron të sëmurin, dhe bën të gjitha këto gjëra. Nuk i shoh që të tensionojnë, që të kundërshtojnë njëra-tjetrën. Dhe për ta mbyllur, ajo çfarë mund të duket si një urdhër, është urdhër nga të dy…domethënë është urdhër nga Perëndia dhe është urdhër nga një autoritet i vënë nga Perëndia, të sinkronizuar në këtë rast.

Martin Luteri, i cili përjetoi epideminë bubumike, ka thene: ’Për ata’, ‘të cilët dalin vullnetarisht’-‘e dinë shumë mirë që janë të infektuar’ -‘edhe dalin që të infektojnë të tjerët se nuk e çajnë kokën’- -‘ata duhet çuar te xhelati’-‘Merrini dhe çojini te xhelati ata’.