Dilema morale e doktorëve italianë

0
195

Nga Yascha Mounk

Tashmë ka kaq shumë pacientë për çdo doktor për t’i ofruar secilit pret tyre trajtimin e nevojshëm.

Dy javë më parë Italia kishte 322 raste të konfirmuara me koronavirus. Në atë periudhë, doktorët kudo në spitalet e vendit mund t’i kushtonin kujdes me bollëk secilit pacient të prekur.

Një javë më parë, Italia kishte 2,502 raste të prekur me virusin, i cili shkakton sëmundjen e njohur me emrin COVID-19. Në atë kohë, doktorët kudo në spitalet e vendit ende mundeshin të kryenin funksionet jetëshpëtuese duke i dhënë frymëmarrje artificiale pacientëve që përjetonin vështirësi akute në frymëmarrje.

Sot Italia ka 10,149 raste me koronavirus. Tashmë ka tej mase shumë pacient për çdo doktor për t’i ofruar secilit pret tyre trajtimin e nevojshëm. Doktorët dhe infermieret nuk e kanë më mundësinë që të kujdesen për secilin prej tyre. Ka mungesë në aparatet e frymëmarrjes artificiale për t’ua vendosur atyre që gulçojnë për të marrë frymë.

Kolegji Italian i Anestezisë, Rianimacionit dhe Kujdesit Intensiv (SIAARTI) ka publikuar udhëzues për kriteret që duhet të ndjekin doktorët dhe infermieret tanimë që këto kushte të jashtëzakonshme janë përkeqësuar. Ky dokument fillon duke bërë një përngjasim të zgjedhjeve morale me të cilat përballen doktorët italianë me përzgjedhjet që bëhen në kohë lufte e në rrethanat e një “katastrofe mjekësore”. Në vend të ofrimit të kujdesit intensiv për të gjithë pacientet që kanë nevoje, autorët këshillojnë të ndiqet “kriteri i aplikuar gjerësisht ishpërndarjes së drejtë dhe alokimit të duhur të burimeve mjekësore të limituara”.

Parimi që ndjekin është ai i dobishmërisë. “Nisur nga parimi i maksimizimit të përfitimit për numrin më të madh” ata këshillojnë që “parimi i alokimit duhet të sigurojë që ata pacient me shanset më të larta për trajtim të suksesshëm do të vijohet t’iu ofrohet kujdesi intensiv”.

Autorët, të cilët janë mjekë, vijojnë më tej duke nxjerrë një set me rekomandime konkrete se si të menaxhohen këto vendime të pamundura ,duke shtuar se: “Mund të jetë e nevojshme që të vendoset një limit moshe për ata që do të kenë akses në kujdesin intensiv”.

Ata që janë më të moshuar për të patur shanse të larta rikuperimi, si dhe ata që kanë pak “vite jetë” edhe nëse do i nënshtroheshin kujdesit intensiv, do të lihen të vdesin. Kjo duket e tmerrshme, gjithsesi alternativa tjetër e propozuar nga ky dokument, nuk është aspak më e mirë. “Në rast se burimet shterojnë, do të ndiqet parimi ‘kush vjen i pari’, merr i pari’ që rrjedhimit do të çonte në pikën ku pacientët që vijnë nga fundi do të përjashtohen nga kujdesi intensiv”.

Përveç moshës, doktorëve dhe infermiereve iu kërkohet që të marrin në konsideratë dhe gjendjen mjekësore të përgjithshme të pacientit: “Prania e sëmundjeve të tjera duhet vlerësuar me kujdes”. Kjo lidhet me studimet e mëhershme mbi virusin, të cilat tregojnë se pacientët me gjendje mjekësore pre-ekzistuese të rënda kanë më shumë shanse të vdesin. Gjithashtu, lidhet dhe me faktin që pacientët në gjendje më të rëndë shëndetësore iu nevojiten më shumë nga burimet e kufizuara për të mbijetuar: “Ajo çka do të ishte një trajtim afatshkurtër te një person i shëndetshëm , do të ishte një trajtim më i gjatë e që konsumon më shumë burimeve te një person i moshuar apo në gjendje të brishtë”. Këto udhëzime ndiqen edhe të pacientët që kanë nevojë për kujdes intensiv për arsye të tjera përveç koronavirus sepse dhe ata gjithashtu konsumojnë nga të njëjtat burimeve të kufizuara mjekësore. Siç thekson dhe dokumenti: “Këto kritere aplikohen te të gjithë pacientt që kërkojnë kujdes intensiv, e jo vetëm tek ata të prekur nga CoVid-19.”

Formimi im akademik është filozofia politike dhe morale. Mund të kaloj orë të tëra nëpër klasa luksoze seminaresh duke diskutuar dilema morale abstrakte si për shembull Problemi Trolley. Nëse një tren është nisur drejt 5 personave të pafajshëm të lidhur në shinat e trenit dhe unë kam mundësinë t’i ndryshoj drejtimin duke tërhequr levën, duke vrarë në këtë rast një kalimtar të rastësishëm, a duhet ta bëjë këtë?

Qëllimi i këtyre diskutimeve pjesërisht ishte të ndihmonte profesionistët të bënin zgjedhje morale në rrethanat e botës së vërtetë. Nëse do të ishe ajo infermierja e mbingarkuar nga puna, duke luftuar në rrethana dëshpëruese me një sëmundje të re, dhe nuk ke mundësi të trajtosh çdo pacient sado fort të përpiqesh, cili do zgjidhje të shpëtoje?

Pavarësisht të gjithë atyre viteve teori, më duhet ta pranoj që nuk kam një gjykim moral për të dhënë mbi këtë dokument të jashtëzakonshem të publikuar nga ata doktor të guximshëm italianë. Nuk kam as idenë më të vogël nëse janë duke rekomanduar për të bërë gjënë e duhur apo të gabuar.

Por nëse Italia gjendet në një pozitë të pamundur, detyra më të cilën përballen Shtetet e Bashkuara (edhe Shqipëria) është e qartë: Të ndalojnë krizën përpara se e pamundura të bëhet e nevojshme.

Kjo do të thotë që drejtuesit tanë politikanë, drejtuesit e bizneseve dhe shoqërive private, si dhe cilido nga ne duhet të bashkëpunojmë për të arritur dy gjera: Të rrisim në mënyrë radikale kapacitetin vendar të kujdesit intensiv. Si dhe të marrim masa ekstreme për distancimin shoqëror.

Lini çdo gjë! Tani!

 

Përktheu: Gladiola Jani

Shënim i redaksisë: Shkrimi nuk paraqet mendimin tonë mbi këtë dilemë morale, por ai nxjerrë në pah rëndësinë që ka botëkuptimi i dikujt apo i një grupi kur merren vendime të tilla. Urojmë që mjekët shqiptarë nuk do të gjenden në një situatë të ngjashme. Megjithatë, kur marrim parasysh rastin e Italisë, diskutimet etike nuk do të ishin aspak të tepërta në këtë kohë.  

Artikull i publikuar te The Atlantic, 11 Mars 2020

Yascha Mounk, është autor te The Atlantic, gjithashtu profesor i asociuar te John Hopkins University, anëtar i German Marshal Fund, këshilltar te Protect Democracy.