Cili është botëkuptimi yt?

0
164

Kjo është Sasha. Ky është Semi. Herën e parë që u takuan, folën vetëm për gjëra të vogla, si ku të gjenin kafenë më të mirë, atletet e saj të reja, një libër me poezi që kishte gjetur ai në një dyqan librash të përdorur, një grup të ri të zonës që ajo e kishte zbuluar fundjavën e kaluar, një film për apokalipsin me lugetër që ai kishte para mbrëmjen e kaluar me ca miq nga kursi i arteve marciale, bluzat e stampuara të bërë në shtëpi, dhe restorantin e tij kinez të preferuar. Kjo e fundit u zgjoi urinë të dyve, ndaj porositën dy pjata pulë mandarine me oriz kaf, dhe pastaj… Semi hapi biskotën e fatit. Ajo thoshte: udhëtimi i jetës përfundon me një fillim të ri.

– Ooo, kjo qenka e thellë! Por në jetën reale, udhëtimi i jetës përfundon me një fund. Kur vdes, ke mbaruar.

– Po, është e vërtetë. Trupi yt nuk funksionon më. Por shpirti unë vazhdon të ekzistojë, a nuk mendon edhe ti kështu?

– Shpirti? Jo, nuk besoj te fantazmat. Ne jemi krijesa fizike, objekte materiale, një grumbull i thjeshtë atomesh tejet të organizuar. Kur truri ndalon së vepruari, kaq ishte, loja mbaroi.

– Pra, ti nuk beson në jetën pas vdekjes?

– Jo. Dua të them, është ngushëllues si mendim, por nuk prova shkencore për të. Më mirë të përballesh me jetën reale sesa të besosh në përralla.

– Po, jam dakord me ty, Sem. Është mirë të përballesh me realitetin, por ndoshta jeta pas vdekjes është realitet. Mendoje pak. Nëse jeta mbaron me vdekjen, atëherë gjithçka që themi e bëjmë nuk vlen asgjë. Ç’qëllim a ç’domethënie mund të ketë jeta jonë?

– Do të thosha se jeta ime ka domethënien që unë zgjedh t’i jap. Unë personalisht besoj në të vërtetën, bukurinë, shkencën, përmirësimin e botës, shpëtimin e mjedisit, lirinë e fjalës, si dhe tolerancën.

– Po, të gjitha këto janë gjëra të mira, por ç’rëndësi kanë nëse të gjitha përfundojnë në hiç? Çfarë mendon për Perëndinë?

– Cilin Perëndi? Ka miliona perëndi!

– Për Perëndinë e Biblës.

— Është vërtetuar se Bibla nuk është gjë tjetër veçse mitologji e shkruar nga një tufë nomadësh antikë të shkretëtirës. Por, nëse besimi në Perëndinë të bën të ndihesh mirë, nuk kam kundërshtime. Unë personalisht preferoj një qasje më racionale e mendjehapur ndaj jetës. Ja çfarë besoj unë, Sasha: nuk duhet ta mendosh asgjë si të vërtetë nëse nuk është vërtetuar shkencërisht.

– Por a është vërtetuar shkencërisht ky besim?

– Ëë?

– Sem, unë dhe ti e shohim shumë ndryshe jetën.

– Po, është e habitshme, duket a thua se jemi nga dy botë të ndryshme.

Jo botë të ndryshme, botëkuptime të ndryshme. Botëkuptimi është pala e syzeve me të cilin e sheh botën që të rrethon. Ky është një rrjet besimesh zakonformuese që ju ndihmon t’i jepni kuptim gjithë përvojave tuaja. Përmes botëkuptimit tuaj, ju e interpretoni jetën në një mënyrë të caktuar. Ai ndikon mënyrën si mendoni, çfarë ndjeni dhe si jetoni çdo ditë. Për të kuptuar çfarë është botëkuptimi juaj, mendoni me kujdes për pyetjet e mëdha të jetës: A ekziston Perëndia? Si nisi gjithçka? Kush jam unë? Pse jam këtu? A po jetoj si duhet? Çfarë ndodh pas vdekjes? Lakrat dhe këlyshët nuk mendojnë për këto gjëra, por njerëzit mendojnë. Të reflektuarit për këto çështje është pjesë e asaj që na bën njerëz. Në fakt, secili prej nesh e ka një botëkuptim. Cili është yti?

Përktheu: Brunilda Rustani

Përdorur me leje nga www.impact360institute.org