Çfarë ndodh pasi vdes?

0
262

Marre nga Zangomatic

Perktheu Ana Llakaj

 

Ne të gjithë e dimë që një ditë do të vdesim, por çfarë ndodh pasi vdesim?

Ndoshta një ditë ti thjesht ndalon së ekzistuari. Trupi yt kthehet në pluhur dhe….kaq ishte!

MBAROI LOJA!

Ndoshta ndodh diçka pasi ti vdes.

Po sikur, në një farë mënyre, jeta të vazhdojë? Ndoshta ti do të rilindësh në një nga format e qenieve të gjalla. Ti vdes, pastaj ringjallesh; vdes, ringjallesh e kështu me rradhë derisa më në fund ndriçohesh dhe bëhesh një me universin; Ose ndoshta ti do të kthehesh në një fantazmë errësire që endet nëpër botën e nëndheshme; Ose ndoshta do të gjykohesh se sa i mirë ke qenë. Nëse ke bërë më shumë të mira sesa të këqia,  fiton!

 

NJERI I MIRË

Por ka një problem: për sa kohë që je gjallë nuk ka asnjë mënyrë për ta marrë vesh se si është jeta pas vdekjes, vetëm nëse dikush vdes, kthehet përsëri në jetë dhe na tregon për të.

Sipas dëshmisë së ndjekësve të Tij kjo është pikërisht ajo që bëri Jezusi.

Nëse pretendimi i Tij është i vërtetë, atëhere Ai mund të na japë një tablo të qartë të asaj që na pret më pas.

Jezusi na tha që ekziston Parajsa, por gjithashtu edhe Ferri.

 

Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet.
Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë.
Dhe delet do t’i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën.
Atëherë Mbreti do t’u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: “Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës.”

Pastaj ai do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: “Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.

 

PO PASTAJ?

Përgjigja jote ka shumë rëndësi, sepse perceptimi që ke ti për jetën tjetër ndikon në mënyrën si e jeton këtë jetë dhe nëse je apo jo i përgatitur për atë që të pret përpara.

Asnjë nga ne nuk e di se kur e kemi rradhën.

Por, vini re!  

SECILI NGA KËTA SKENARË TË PAS VDEKJES KUNDËRSHTON TË TJERËT.

NËSE NJËRI ËSHTË I SAKTË, TË TJERËT JANË TË GABUAR.

PRA, CILA NGA KËTO IDE ËSHTË E SAKTA? Njëri nga këta skenarë është unik. Jezus Krishti është i vetmi person që e mundi vdekjen me të vërtetë.

“…duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja s’ka më pushtet mbi të.” Romakët 6:9

Dhe Krishti ofron jetën e vet për ty…

Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

Romakëve 6:23

Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. 2 Korintasve 5:17

… duke të dhënë një jetë të re e cila mund të fillojë tani dhe të vazhdojë pas vdekjes në Parajsë.

Një jetë e cila nuk varet nga veprat e tua të mira, por nga miresia e tij.
Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Jezus Krishti